E shtunë, 12 nëntor 2016
NCRI – Një grup i viktimave të “Padideh Shandiz ‘një Kompani e Zhvillimit Turistik, të cilët humbën mjetet e tyre financiare, organizuan një tubim në ditën e fundit të ekspozitës së mediave në Teheran për të protestuar kundër plaçkitjes së pronave të tyre nga bandat qeveritare të përfshira në projektin e kësaj kompanie.
Një nga viktimat tha: “A nuk jeni edhe ju musliman? A nuk keni edhe ju fëmijë? Si mund të flini natën, ndërsa unë, në moshën 24, duhet të shesë veshkën?
Një ditë më parë, kur një numër njerëzish të frustruar të zemëruar me grabitësit e projektit të strehimit “Mehr Pardis” morën vesh se kreu i Bankës Qendrore të regjimit po vizitonte ekspozitën e medias, u mblodhën shpejt atje dhe organizuan një protestë kundër tij duke brohoritur parulla të tilla si “Vodhën paratë tona dhe nuk na japin shtëpinë tonë.” Rojet e këtij zyrtari të shtetit u detyruan ta largonin atë shpejt nga vendi i ngjarjes.
Gjithashtu një numër i aplikuesve të projektit të strehimit në qytetin jugperëndimor të Ahvaz organizuan një protestë para gjykatës së regjimit në këtë qytet.
Ndërkohë, Shoqata e Sindikatës së Mësuesve bëri një fushatë në mbështetje të Ismail Abdiut, një anëtar i Shoqatës i arrestuar së fundmi nga Ministria famëkeqe e Inteligjencës dhe transferuar në burgun Evin. Fushata, e titulluar “Vendi i Mësuesit nuk është në burg”, e filloi punën e saj në një kanal telegrami dhe shkroi: ” Një kërkesë e Fushatës Globale të Edukatorëve është që t’i jepet fund qasjes së forcave të sigurisë dhe ngacmimit të aktivistëve të Sindikatës së Mësuesve” Përveç kësaj, një grup mësuesish shkuan të vizitonin familjen e zotit Abdi në shenjë solidariteti.
Në zonën Anbarabad në qytetin jugor të Kermanit, njerëzit që u përballën me një sulm brutal nga zyrtarët qeveritarë dhe forcave të sigurisë për të prerë energjinë elektrike në shtëpitë e tyre, u përleshën me forcat qeveritare numri i të cilëve arrinte në 70 deri 80 agjentë. Një prej banorëve tha se shumë prej tyre ishin civilë dhe brutaliteti i tyre kundër fshatarëve nuk kishte kufi.
Këshilli Sindikal Kombëtar i Studentëve në të gjithë vendin lëshoi një deklaratë që dënonte censurën e lajmeve rreth protestave të Studentëve… Organizata studentore në deklaratën e saj shton: “Mediat drejtohen nga njerëz interesat e të cilëve i bëjnë ata të censurojnë dhe të shtrembërojnë (falsifikojnë) ngjarjet dhe të përfitojnë prej tyre. Për shembull, mund të vëmë në dukje heshtjen e mediave mbi protestat e sindikatave të studentëve të Universitetit të Teheranit në vitin 2015 dhe e fundit protesta e mbledhur në konviktin Chamran, disa protesta të sindikatave në Universitetet në Zanjan, Orumiyeh dhe Shahrood, si dhe në Universitetin Noushirvani në Babol, Universitetin Allameh në Teheran, dhe universitete të tjera. “
Studentët e Universitetit Razi në Kerman ndërprenë një fjalim të Saeed Jalilit ish negociator bërthamor, nga grupi i Khameneit. Studentët mbanin pankarta ku kërkohej lirimi i Yashar Soltanit, kryeredaktori i Me’mary (Arkitekturë), botim i cili nxirrte në dritë vjedhjen (përvetësimin dhe konfiskimin e paligjshëm të tokës) e Pasdar Ghalibaf në Bashkinë e qytetit të Teheranit. Protesta ishte aq intensive sa që Jalilit iu desh ta linte fjalimin papërfunduar dhe të largohej nga universiteti.