Saturday, July 27, 2024

Imponimi i sanksioneve të reja mbi regjimin klerikal të Iranit dhe emërtimi i Gardës revolucionare (IRGC) si subjekt terrorist përbën një hap thelbësor në drejtimin e duhur që duhet të plotësohet me masa të tjera

E mërkurë, 26 korrik 2017 13:17

Rezistenca iraniane mirëpret miratimin e një projektligji nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA, që imponon sanksione të reja ndaj regjimit klerikal për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe vazhdimin e programit të raketave balistike dhe emërtimin e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si një subjekt terrorist.

Ky është një hap thelbësor në korrigjimin e politikës dëmtuese të lehtësimit që duhet të plotësohet me masa të tjera duke përfshirë dëbimin e IRGC-së dhe milicive të lidhura me të veçanërisht nga Siria dhe Iraku, si dhe njohja e të drejtës së popullit iranian për të përmbysur regjimin klerikal.

Emërtimi dhe vendosja e sanksioneve ndaj IRGC-së duhej të ishte bërë prej kohësh për shkak se IRGC shërben si garanci për të ruajtur tërësinë e fashizmit fetar që sundon në Iran dhe është entiteti kryesor përgjegjës për shtypjen e vendit, eksportin e terrorizmit dhe ekstremizmit dhe pajisjen me armë të shkatërrimit masiv të tilla si armë bërthamore dhe raketa balistike. Në 28 vitet e fundit, kreu suprem i regjimit iranian Ali Khamenei ka vendosur një pjesë të madhe të pasurisë dhe burimeve të popullit iranian nën kontrollin e IRGC, duke bërë të mundur që ai të plaçkisë një pjesë të madhe të ekonomisë së Iranit.

” Ligji kundër Aktiviteteve Destabilizuese të Iranit i vitit 2017 ” e përcakton Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si një subjekt terrorist nën Urdhrin Ekzekutiv 13224, i cili bën që terroristët globalë të emërtuar posaçërisht (SDGT) t’i nështrohen  sanksioneve të ashpra.

Ligji nënvizoi se “90 ditë pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, Presidenti do të imponojë sanksionet” në lidhje me “IRGC-në dhe personat e huaj që janë zyrtarë, agjentë ose të lidhur me IRGC-së”. Të gjitha pronat dhe interesat në posedim të individëve ose subjekteve të emërtuar që janë ose që vijnë në Shteteve të Bashkuara, ose që hyjnë në posedim ose nën kontroll të personave të SH.B.A.-së, bllokohen. Është i ndaluar çdo transaksion ose marrëveshje e personave të SHBA-së, duke përfshirë bërjen ose marrjen e ndonjë kontributi fondesh, mallrash ose shërbimesh për ose në dobi të individëve ose subjekteve të përcaktuar sipas Urdhrit.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

25 korrik 2017