Sanksionet e para mbi regjimin e ri të Iranit që nga miratimi i marrëveshjes bërthamore

374

E martë, 25 korrik 2017

 

Projektligji sanksionon gjithashtu të gjithë ata që janë të lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit të Iranit

Për të imponuar sanksione shtesë mbi sektorin e mbrojtjes së Iranit, Dhoma e Përfaqësuesve votoi sot, 419-3, duke e çuar projekt-ligjin për t’u miratuar nga Presidenti Trump.

Ndërkohë që ka disa modifikime të lehta për sanksionet e ligjit për Rusinë, gjuha për Iranin nuk është e dallueshme nga ajo e versionit të Senatit, që u miratua në qershor me 98-2.

Ashtu si projektligji i Senatit, ai i Dhomës së Përfaqësuesve do të bllokojë pasuritë e çdo individi që bashkëpunon me Iranin për programin e raketave balistike ose që i shet armë.

Projektligji gjithashtu sanksionon të gjithë ata që janë të lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ose të gjithë ata që SHBA përcakton se janë bashkëpunëtorë në shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran. Çdo person i sanksionuar sipas projektligjit mund të hiqet pas një shqyrtimi pesëvjeçar.

Ndonëse Senati kishte votuar tashmë 98-2 në favor të paketës së sanksioneve më 15 qershor, Dhoma e Përfaqësuesve ka shtuar në projektligj një sërë dispozitash që sanksionojnë Korenë e Veriut, duke e detyruar Dhomën e Lartë të votojë edhe një herë. Dhoma e Përfaqësuesve ka kaluar tashmë sanksionet mbi Koresë së Veriut veçmas me një votim prej 419-1, por Senati ende nuk është  marrë me to.

Kryetari i Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit, Bob Corker, R-Tenn., negocioi me Dhomën e Përfaqësuesve gjatë fundjavës së bashku me senatorin Ben Cardin, D-Md., për të arritur një konsensus.

Corker deklaroi: ndërkohë që Senati është afër miratimit të paketës së Dhomës së Përfaqësuesve, shtimi i sanksioneve mbi Korenë e Veriut mund të shkaktojë vonesa të mëtejshme përpara se sanksionet e shumëpritura të përfundojnë më në fund në Shtëpinë e Bardhë.

“Jemi duke u marrë me këtë”, u tha Corker gazetarëve. “Kjo varet nga disa gjëra që po shohim në lidhje me pjesën e Koresë së Veriut, kështu që nuk është përpunuar plotësisht. Tani po flasim për disa çështje procedurale, por kemi pasur një fundjavë shumë të mirë dhe jemi shumë, shumë afër që ta zgjidhim plotësisht. “

Megjithatë, demokratët e Senatit janë të paduruar të votojnë mbi sanksionet dhe t’ia dorëzojnë atë presidentit përpara pushimeve të gushtit.

“Është e rëndësishme që Senati të veprojë menjëherë me këtë legjislacion,” tha Schumer. “Unë do të punoj me udhëheqësin e shumicës për të siguruar kalimin e tij të shpejtë në mënyrë që të mund ta vëmë atë mbi tryezën e presidentit përpara se të nisemi për pushime”.

Shtëpia e Bardhë e mbështet ndjekjen e një vije ë të ashpër kundër Iranit, por fillimisht e ka kundërshtuar projektligjin, ngaqë do të kërkonte që Kongresi të miratonte çdo heqje sanksionesh ndaj Rusisë. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë e ndryshoi mendimin e saj gjatë fundjavës dhe sekretarja e shtypit Sarah Huckabee Sannders tha: “Administrata e mbështet qëndrimin e ashpër ndaj Rusisë, veçanërisht me vendosjen e këtyre sanksioneve.”

Dhe, ndërsa presidenti Trump ka verifikuar dy herë se Irani është në përputhje me JCPOA, herën e fundit javën e kaluar, ai e bëri këtë vetëm pas një debati të brendshëm të administratës.

“Foreign Policy” njoftoi javën e kaluar se Trump u ka kërkuar ndihmësve të tij të paraqesin një argument të besueshëm për të refuzuar të riverifikojë që Irani është në përputhje me JCPOA. Administrata duhet të verifikojë nëse Irani është në përputhje me JCPOA çdo 90 ditë.