E mërkurë, 26 korrik 2017 21:30
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump sulmoi regjimin e Iranit dhe Hezbollahun libanez për mbështetjen që i japin Sirisë dhe Libanit, duke i fajësuar ata për krijimin e një “katastrofe humanitare” dhe kërcënimin e paqen në të gjithë rajonin.
“Hezballahu është një kërcënim për shtetin libanez, popullin libanez dhe gjithë rajonin”, tha Trump në një konferencë shtypi të Shtëpisë së Bardhë me Kryeministrin libanez Saad Hariri në 25 korrik.
“Grupi vazhdon të rrisë arsenalin e tij ushtarak, i cili kërcënon të nisë një konflikt tjetër me Izraelin,” tha Trumpi. “Me mbështetjen e Iranit, organizata gjithashtu po nxit katastrofa humanitare në Siri”.
“Interesat e vërteta të Hezbollahut janë ato të vetat dhe të sponsorit të saj, Iranit”, tha Trumpi.