NCRI – Prokurori i përgjithshëm iranian në krahinën e Khorasan Razavi-t, Gholam Ali Sadeghi, njoftoi amputimin e dorës të një personi të akuzuar për vjedhje, Sadeghi deklaroi: ky njeri kishte vjedhur një bizhuteri gjashtë vjet më parë, kur ai ishte 25 vjeç në Mashad.
Agjencia shtetërore e lajmeve Khorasan raportoi më 12 tetor se, sipas Sadeghi-t, vendimi i gjykatës ishte amputimi i dorës për të riun 25 vjeçar, dhe 10 vjet burgim dhe 74 fshikullime për vëllain e tij më të ri, i cili ishte 22 vjeç.
Ai shtoi: menjëherë pas përmbushjes së procedurave primare të ekzekutimit të vendimit për M.N (inicialet e emrit të të dënuarit), u amputua dora e tij në prani të zyrtarëve dhe mjekëve.