NCRI – Të premten, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se nuk do ta nënshkruajë më marrëveshjen bërthamore të Iranit. Nënshkruar në vitin 2015, marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore – SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina, impononte frenimin e programit bërthamor iranian. Në këmbim, sanksionet ndëshkuese ndërkombëtare u hoqën.
Trump tha se regjimi iranian, të cilin ai e përshkroi si “fanatik”, po shkel kushtet e marrëveshjes dhe tha se është sponsor i terrorizmit. Ai propozoi sanksione të reja, duke thënë se Shtetet e Bashkuara “nuk do të vazhdojnë në një rrugë përfundimi i parashikueshëm i të cilës është më shumë dhunë, më shumë terror, dhe kërcënimi real i shpërthimit bërthamor të Iranit”.
Ai do që klauzolat “sunset” të marrëveshjes të anullohen. Klauzolat e ashtuquajtura “sunset” në thelb heqin kufizimet për programet e pasurimit bërthamor të Iranit në më pak se një dekadë.
United Against Nuclear Iranit (UANI) ka thënë se mbështet vendimin e Trump-it për të mos rikonfirmuar marrëveshjen sepse Irani nuk po i përmbush kushtet.
Strategjia e re e SHBA për të luftuar agresionin dhe hostilitetin e Iranit është gjithashtu e mirëpritur nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini.
Arabia Saudite lëshoi një deklaratë duke thënë se dikur e mbështeti marrëveshjen bërthamore të Iranit, sepse ishte e nevojshme për të siguruar se ekzistonin kufizime në lidhje me përhapjen nga ana e tij të armëve të shkatërrimit në masë. Megjithatë, kjo nuk ndodhi kurrë.