Saturday, July 27, 2024

Iran: Zbulohen vendndodhjet e aktiviteteve bërthamore

NCRI – Zëvendësdrejtori i zyrës së NCRI-së në Uashington tha se programi civil i regjimit ka mbrojtur programin ushtarak. Alireza Jafarzadeh tha: “Sektori civil i programit bërthamor ka ofruar sistematikisht një mbulim të besueshëm logjistik për sektorin ushtarak dhe vepron si një kanal për të. Aspekti ushtarak i programit ka qenë dhe mbetet në qendër të aktiviteteve bërthamore të Iranit “.

Për shumë vite NCRI-ja ka raportuar aktivitetet e regjimit iranian dhe ka paraqitur, në shumë raste, prova për aktivitetet e saj të paligjshme. Ajo ka një rrjet të gjerë brenda vendit dhe është e përkushtuar për të siguruar që e vërteta të bëhet e ditur.

Ajo ka monitoruar Organizatën e Inovacionit dhe Kërkimeve të Mbrojtjes për pothuajse njëzet vjet. Kjo organizatë, e njohur me akronimin e saj persisht SPND, është ngarkuar me detyrën për ndërtimin e një bombe bërthamore. Opozita ka zbuluar, se programi i armatimit të Iranit është “plotësisht funksional” dhe puna po vazhdon me vite me të njëjtat shifra kryesore, pavarësisht ndryshimeve në vendndodhje dhe emra.

Raporti i NCRI-së detajon disa vende dhe jep fakte, se programi bërthamor i Iranit ende po vazhdon pavarësisht marrëveshjes.