Friday, March 29, 2024

Dëshmia prekëse e të riut Misagh, i cili kaloi nëntë vite burg në Iran

NCRI – Misagh Yazdannejad është një aktivist i ri iranian i cili kohët e fundit u largua nga vendi pasi kishte kaluar më shumë se nëntë vjet të jetës së tij në burgjet e mullahëve. Ai ishte duke marrë pjesë në një konferencë më 16 dhjetor në Palais Brongniart në Paris mbi temën iraniane, ku foli për përvojën e tij nën sundimin e fashizmit fetar në Iran.

Këtu është teksti i fjalimit të tij prekës në konferencën e titulluar, “Situata e nderë e Iranit, regjimi i mullahëve i përfshirë nga kriza”. Në një pjesë të fjalës së tij ai tha:

“Së pari, ka shumë për të thënë për burgjet dhe mizoritë e regjimit. Kur u burgosa në moshën 20 vjeçare, pashë shumë krime të kryera në burgje përgjatë 10 viteve në vazhdim. Ajo që dua të theksoj sot është se regjimi më së shumti i frikësohet PMOI. Një hetues më tha se nëse do të kisha punuar me ndonjë grup tjetër të opozitës, ata nuk do të kishin dhënë rëndësi. Por, ndaqë kisha mbështetur PMOI-n, më kishin arrestuar. Më tha se pika numër një e rendit të ditës për Ministrinë e Inteligjencës është PMOI. Një tjetër hetues i thoshte i nervozuar të burgosurve sa herë që kishte lajme për lëvizjen e Rezistencës, se çfarë do të na bëni nëse regjimi do të përmbyset nesër? “