Sunday, October 2, 2022

Iran: Ekzekutim i dhjetë të burgosurve, përfshirë pesë të rinj, në dy ditë

 Nxënës i shkollës së mesme, një grua 21-vjeçare dënuar me vdekje

Duke përkuar me rezolutën e 64-të të Kombeve të Bashkuara që dënon shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran, regjimi i mullahëve vari të paktën dhjetë të burgosur më 19 dhe 20 dhjetor. Shtatë prej këtyre individëve u ekzekutuan në masë në Burgun e Gohardashtit të Karajit, në perëndim të Teheranit.

Të paktën pesë prej atyre që u varën ishin të rinj. Tre të rinj, dy prej të cilëve ishin 21 vjeç, u ekzekutuan në Burgun e Gohardashtit më 19 dhjetor për “grabitje të armatosur në supermarkete”. Po të njëjtën ditë, një djalë 24-vjeçar nga Baluchistan i Iranit u var në burgun qendror Zahedan, në juglindje të Iranit, pas pesë vitesh burgimi. Një ditë më parë, një tjetër i ri u var në burgun qendror të Zanjanit, Irani veriperëndimor, pas gjashtë vitesh burgimi.