Tuesday, January 31, 2023

Haley kritikon O.K.B për fjalimin e planifikuar të Ministrit të regjimit të Iranit i përfshirë në masakrën e të burgosurve politikë

AFP: Protesta është planifikuar përpara selisë së OKB-së në Gjenevë të martën e ardhshme, kur Avaie do të flasë

Ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, kritikoi të dielën organizmin botëror të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, duke thënë se duhej t’i “vinte turp” që kishte ftuar një ministër iranian, të sanksionuar për shkelje të të drejtave të njeriut, për të folur në takimin vjetor të këshillit në Gjenevë këtë javë.

Haley tha se këshilli ishte “i diskredituar” nga fjalimi i propozuar i ministrit iranian të drejtësisë Alireza Avaie për anëtarët e organizmit, duke shtuar se kjo vetëm përforcon kritikat e Shteteve të Bashkuara ndaj OKB-së dhe kërcënon që të shpifet mbi organizmin botëror.

“Këshilli i të Drejtave të Njeriut duhet të ndjejë turp që të lejojë zotin Avaei të flasë para anëtarëve të tij,” tha Haley në një deklaratë. “Po ashtu, Këshilli diskrediton veten duke i lejuar shkelësve në seri të të drejtave të njeriut të rrëmbejnë punën e tij dhe të tallen me mandatin e tij për të promovuar të drejtat universale të njeriut. Kjo nuk bën gjë tjetër veçse përforcon thirrjen e Shteteve të Bashkuara për reforma shumë të nevojshme në Këshill që të shihet si një investim i mirë i kohës dhe parave tona “, tha ajo.