Thirrje për solidaritet të përgjithshëm
Greva e tregtarëve dhe dyqanxhinjve në qytetet e Kurdistanit iranian të Baneh-it dhe Piranshahr-it, e cila filloi të shtunën më 24 shkurt në protestë për mbylljen e tregjeve kufitare, vazhdoi të hënën për të tretën ditë. Tregtarët dhe dyqanxhinjtë në Sardasht gjithashtu u bashkuan me grevën të hënën më 26 shkurt dhe refuzuan të hapnin dyqanet.
Regjimi i mullahëve, nga frika e përhapjes së grevës në shtresat e tjera të popullsisë, dërgoi një numër të madh agjentësh anti-trazira, agjentë të zbulimit dhe agjentë të veshur civilë në pjesë të ndryshme të këtyre qyteteve.
Njerëzit e Kurdistanit që nuk kanë shpresa për punësim, për shkak të shkatërrimit të industrisë dhe ekonomisë të vendit, kanë zgjedhur punën shumë të vështirë dhe të rrezikshme të hamallit ndërkufitar, si punën e tyre për të jetuar. Sipas disa raporteve, më shumë se 68,000 hamallë punojnë në provincat kufitare, prej të cilëve 16 deri në 18 mijë jetojnë në Piranshahr dhe Sardasht. Hamallët, midis të cilëve ka 10 vjeçarë dhe gra e burra të moshuar, dhe nxënës shkolle dhe studentë të diplomuar, përballen me një shumëllojshmëri rreziqesh, siç janë vrasja nga rojet e IRGC dhe trupat kufitare, rënia nga malet, ngrirja për shkak të të ftohtit , dhe bllokimi nën ortek. Ata marrin 6 deri në 10 $ për çdo udhëtim.