Saturday, January 28, 2023

Gratë Marrin Pjesë Dendur në Protestat e Iranit

Gratë iraniane morën pjesë gjerësisht në protestat që u zhvilluan në mbarë vendin të hënën, të martën dhe të mërkurën, sipas raporteve të lajmeve. Kjo nuk është e habitshme pasi gratë kanë qenë prej kohësh forca shtytëse për ndryshim politik në Iran, ashtu siç u pa gjatë Revolucionit për përmbysjen e Shahut, i cili u vodh nga mullahët, dhe gjatë kryengritjes që nisi në dhjetor 2017.

Për më tepër, Rezistenca Iraniane udhëhiqet nga një grua, Maryam Rajavi, dhe gratë gëzojnë shumë pozicione të larta brenda Rezistencës, krahasuar me mundësitë shumë të pakta që ato kanë nën Regjimin Iranian.

Le t’i shohim disa nga protestat, të kataloguara nga Komiteti i Grave në Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Klientët e kompanive të makinave Changan dhe SAIPA zhvilluan një protestë jashtë Ministrisë së Industrive, Minierave dhe Tregtisë në Teheran të mërkurën. Ata protestuan kundër rritjes së çmimit të makinave që i kishin blerë më përpara, që do të thotë se kompanitë po i mbanin makinat peng derisa të bëheshin pagesat shtesë.

Gjithashtu të mërkurën, punonjësit e Departamentit të Komunikimit në provincën e Azerbaixhanit Lindor, të cilët janë punësuar nga një kontraktues, mbajtën një protestë në Tabriz.

Protestat mjekësore

Ndërsa të martën, punonjësit dhe stafi mjekësor në Spitalin e Karaj vazhduan protestën e tyre për të tretën ditë rresht ndaj vonesës së pagave. Këto protesta janë bërë rregullisht për muaj të tërë, ndërkohë që pagesa e rrogave nuk është bërë akoma.

Të diplomuarit e Teknologjisë së Shëndetit në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Torbat-e Heydarieh protestuan kundër mos-punësimit të tyre nga Regjimi, pavarësisht nevojës së qartë për shtimin e stafit mjekësor në Iran.

Studentët e stomatologjisë në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Hormozgan u grumbulluan në Bandar Abbas të martën për të protestuar ndaj mungesës së objekteve mjekësore në Spitalin Shariati.

Mashtrimet dhe Ushqimi

Gjithashtu të martën, investuesit e Institutit Caspian, që mbështetet nga IRGC, mbajtën protesta jashtë Prokurorisë në Teheran, dhe marshuan gjithashtu drejt Gjykatës Penale, si dhe u grumbulluan jashtë degës së kompanisë në Kermanshah.

Ndërsa studentet femra në Konviktin Fatemeh të Universitetit të Teheranit protestuan ndaj cilësisë së dobët të ushqimit në mensën e konviktit, duke rreshtuar tabakatë e ushqimit në oborr natën e së martës.

Protestat për ambientin

Të hënën, ambientalistët mbajtën një demonstratë në shtratin e tharë të lumit Zayanderood për të protestuar ndaj bllokimit që Regjimi i ka bërë rrjedhës së ujit dhe devijimit të saj drejt provincave të tjera apo fabrikave në pronësi të Regjimit. Protestuesit kërkuan rrjedhjen e përhershme të ujit në këtë lumë.