Thursday, March 28, 2024

Globe dhe Mail: Profesoresha kanadeze e burgosur në Iran mund të ” eci ose të flasi me vështirësi “thonë të afërmit

E Mërkur, 31 Gusht 2016

NCRI – Një artikull i botuar në “The Globe and Mail” të martën, më 30 Gusht 2016 ngre shqetësimin në lidhje me fatin e Dr. Homa Hoodfar.
Në fillim të Qershorit. Amnesty International i bëri thirrje regjimit të Iranit për lirimin e një profesoreshë në universiteti me bazë në Montreal e cila ishte burgosur për gati një javë në atë kohë.
Alex Neve, sekretar i përgjithshëm i Amnesty International në Kanadasë, e përshkroi Homa Hoodfar si një të burgosur me ndërgjegje.

 

“Arrestimi i dijetarit të respektuar Dr. Homa Hoodfar, është përpjekja e fundit nga ana e autoriteteve iraniane që vënë në shënjestër individët, duke përfshirë akademin, për ushtrimin paqësor të drejtave të tyre, të shprehjes së lirë dhe shoqërimit,” tha të enjten në një deklaratë Neve.
“Kjo është shumë shqetësuese që dikush fokusohet në kërkimin dhe trajtimin e pabarazisë së grave e gjenë veten të arrestuar në mënyrë arbitrare , ndoshta në izolim, pa mundesi në marrjen e nje avokati apo takimi me familjen e tij.”

Në vijim është teksti i artikullit:

Pas tre muajsh paraburgim, shëndeti i profesoreshës kanadezo-iranian të universitetit Homa Hoodfar ka arritur në pikën ku ajo mezi mund të eci apo të flasë, thonë të afërmit e saj.
Në një deklaratë të lëshuar të martën, familja e Prof. Hoodfar tha se 65-vjeçarja antropologe e Universitetit Concordia u shtruan në spital pasi gjendja e saj është përkeqësuar, që pas 6 Qershorit në burgun Evin të Teheranit.
Mbesa e Prof. Hoodfar, Amanda Ghahremani, tha se familja kishte rënë dakord javët e fundit për të mbajtur një profil të ulët, me kërkesë të autoriteteve gjyqësore në Iran, të cilët do të ” të lejonin procesin ligjor për të marrë kursin e saj.”
Megjithatë, ajo tha në deklaratën e familjes, “Duke pasur parasysh lajmin alarmues të shtrimit të Homa dhe dobsimin e shëndetit , ne jemi pa rrugë zgjidhje, përvecse të publikojmë këto parodi të drejtësisë, pasi është bërë e qartë se autoritetet nuk kanë prioritet shëndetin e saj dhe se nuk kanë ndërmend të respektojë të drejtat e procesit të Homa-së sipas ligjit iranian. “

Familja gjithashtu ngriti shqetësimin në lidhje me akuzat e mjegullt për Prof. Hoodfar që po përballet në Iran – prokurori publik i Teherani akuzoi atë për “nxitje të feminizmit dhe çështjet e sigurisë”, – dhe avokatit të saj iu bllokua e drejta e marrjen së dosjes së saj ose të aplikojnë për lirim me kusht. Media në Iran raportuan se ajo u akuzua për nxitje të feminist “revolucioni të butë” kundër Republikës Islamike.
Prof. Hoodfar pësoi një goditje të lehtë vitin e kaluar dhe ka miastenia të rëndë (MG), një çrregullim të rrallë neuromuskular i cili dobëson muskujt e saj vullnetare
“Profesor Hoodfar u shtrua në spital për shkak të rënies së shpejtë të shëndetit”, u komunikua të martën.
“Ajo ishte shumë e çorientuar dhe e dobësuar rëndë, vështirë se mund të ecte apo të fliste.”
Rasti i Prof. Hoodfar është prioritet për departamentin dhe Ministren e Punëve të Jashtme Stephane Dion, tha një zëdhënës për Çështje Globale të Kanadasë, John Babcock.
Megjithatë, ai vuri në dukje se Kanadaja nuk ka përfaqësim diplomatik në Iran.
“Ne jemi duke punuar me vendet me ndikim dhe të ndjekim kursin më të mirë të veprimit për këtë rastë dhe për të siguruar kthimin e sigurt në familjen e saj, miqtë dhe kolegët. Sfidat e paraqitura nga mungesa diplomatike nuk mund të nënvlerësohet “, tha zoti Babcock në një deklaratë të cuarë me e-mail.
Një antropologe që jep mësim në Universitetin Concordia në Montreal, Prof. Hoodfar ka shtetësi kanadeze, irlandez dhe iranian.
Familja e saj thotë se ajo udhëtoi për në Iran më 11 shkurt për të vizituar të afërmit, por edhe për të kryer hulumtimet në pjesëmarrjen e grave në historinë e zgjedhjeve në Iran.
Amnesty International ka thënë Prof. Homo është një e burgosur e ndërgjegjshme dhe i bëri thirrje qeverisë iraniane për lirimin e saj menjëherë.
“Ky lajm sot është sigurisht një tregues se përpjekjet kanadez në emër të saj duhet të intensifikohen”, tha Alex Neve, Sekretari i Përgjithshëm i Amnesty për kanadan.
Burgu Evin, ku Prof. Hoodfar është mbajtur, është vendi ku kanadezo-iraniania Zahra Kazemi vdiq në vitin 2003 ndërsa ishte në paraburgim.
Kanadaja mbylli ambasadën e saj në Teheran në vitin 2012.
Pas shqetësimit rreth Prof. Hoodfar, U njoftua dhe arrestimi i një kanadezo-iraniani, një burrë që ishte i lidhur me ekipin e Iranit që po negocionte për heqjen e sanksioneve ekonomike.
Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA njoftoi të dielën se ai u ndalua për pak kohë për shkak të dyshimit se ai ishte një “element i infiltruar”, por ka kohë që është liruar me kusht.
Mediat iraniane e identifikuan si një person me kombësi të dyfishtë iraniano-kanadez Abdolrasoul Dorri Esfahani, një anëtarë në Institutin e Ontario i Ekspertëve Kontabël në Kanada.
Z. Esfahani thuhet se ka punuar si një anëtar i ekipit paralele që punoni në heqjen e sanksioneve ekonomike, një prej negociatorëve kryesorë të marrëveshjes bërthamore historike të vitit të kaluar mes Iranit dhe fuqive botërore. Ai ishte gjithashtu një këshilltar i kreut të Bankës Qendrore në Iran.