Monday, February 6, 2023

Shoqëria Civile i kërkon OKB-së të krijojë një Komisionin Hetimor mbi masakrën e vitit 1988 në Iran në mënyrë që t’ jepet fund mosndëshkimit dhe që të parandalohet i njëjtë fat për protestuesit e arrestuar

 

Më 1 shkurt 2018, një audiencë e shoqërisë civile në Gjenevë dëgjoi dëshmitarët dhe ekspertët ligjorë dhe ofroi një gjykim mbi masakrën e të burgosurve politikë në vitin 1988 në Iran. Audienca ishte e para e këtij lloji nga OJQ-të në Gjenevë dhe kërkoi veprim të menjëhershëm nga OKB për të trajtuar valën aktuale të arrestimeve masive dhe vrasjeve në burgjet iraniane pas protestave të fundit anti-qeveritare.

Shoqëria civile ndërkombëtare dhe OJQ-të i kërkuan Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut që të ngrinte një komision hetimor për të hetuar masakrën disa mujore gjatë së cilës Republika Islamike e Iranit ekzekutoi rreth 30,000 të burgosur politikë, kryesisht aktivistë të Organizatës së Mojahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI / MEK).

Gjatë seancës së Gjenevës, ish-gjyqtarë të OKB-së, zyrtarë të lartë të të drejtave të njeriut dhe ekspertë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut theksuan se një hetim i tillë, i vonuar shumë kohë, tani është veçanërisht i rëndësishëm në dritën e arrestimit të mijëra protestuesve paqësorë antiqeveritarë në ndërrimin e vitit, pas së cilit vdiqën shumë protestues ndërkohë që ishin në paraburgim.

Filluar më 28 dhjetor, dy javë protesta mbarëkombëtare i dhanë valë tronditëse regjimit iranian. Mijëra iranianë janë arrestuar dhe mbi 50 prej tyre janë vrarë, të paktën 11 prej tyre janë torturuar. Shumë të tjerë rrezikojnë të pësojnë një fat të ngjashëm.

Pjesëmarrësit në seancë shprehën konsensus se masakra e vitit 1988 përbën krim kundër njerëzimit. Ata theksuan se bashkësia ndërkombëtare dhe në veçanti OKB janë të detyruar të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë fund mosndëshkimit të këtij rasti dhe ata paralajmëruan se mosvënia para përgjegjësisë e Teheranit thjesht e ka inkurajuar teokracinë sunduese të vazhdojë me shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut. Sipas aktakuzës së paraqitur në seancë, shumë prej autorëve kryesorë të masakrës së vitit 1988 janë ende gjallë sot dhe madje vazhdojnë të mbajnë pozicione të rëndësishme në politikën dhe ligjin iranian.