Maryam Rajavi dhe Rudy Giuliani takohen në selinë e NCRI-së në Francë

437

Giuliani: Rezistenca Iraniane është një alternativë e besueshme për regjimin klerik

 E premte, 30 qershor, 2017

 Znj. Maryam Rajavi, Presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), u takua me Kryebashkiakun Rudy Giuliani të premten më 30 qershor, në selinë e NCRI-së në Auvers-sur-Oise, në veriperëndim të Parisit.

Kryetari Giuliani vuri në dukje aktivitetet keqdashëse të regjimit iranian në rajon, duke theksuar se Mullahët janë burimi i jostabilitetit dhe krizës në rajon, dhe kanë mbajtur sundimin e tyre në pushtet në 38 vitet e fundit, me anë të represionit të gjerë dhe mospërfilljeve flagrante të të Drejtave të Njeriut brenda vendit dhe eksportit të ekstremizmit dhe terrorizmit jashtë vendit.