Friday, September 20, 2024

Frika e Regjimit Iranian nga Pmoi/Mek Zbulohet nga Komentet mbi Mbledhjen e Madhe të Iranianëve në Paris

 

Krizat ekonomike dhe shoqërore të Iranit po e shtyjnë shoqërinë iraniane gjithnjë e më thellë në një gjendje shpërthyese, shenjat e së cilës mund të shihen qartë në një rritje domethënëse të protestave të vazhdueshme kohët e fundit, të organizuara nga njerëz që u përkasin fushave të ndryshme të jetës.

Këshill i Kombëtar i Rezistencës së Iranit do të mbajë Mbledhjen e Madhe në Paris më 30 qershor, për të mbështetur kryengritjen dhe protestat e popullit iranian dhe për të promovuar kërkesën e tyre për një ndryshim regjimi në Iran. Kjo mbledhje tregon që protestat e popullit iranian mbështeten fuqishëm si brenda vendit, ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Ndërkohë, zyrtarët e regjimit dhe medias iraniane po shprehin frikë nga mbledhja në komentet e tyre, edhe pse jemi disa javë larg këtij eventi.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur të dielën më 11 qershor, 2018, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të regjimit tha që “Qeveria e Rouhani-it ka bërë bisedime me zyrtarë francezë për ta anulluar mbledhjen.”

Bahram Ghasemi i ka kujtuar Francës që “MEK (Organizata Muxhahedine e Popullit e Iranit e cila është forca kryesore brenda NCRI) organizon herë pas here mbledhje në Francë. Kjo është e papranueshme për Iranin (regjimin), pasi ne kemi thënë që nuk duhet të ketë një përqasje standarti të dyfishtë, e cila e ndan terrorizmin në të mirë dhe të keq.”

Më pas Ghasemi filloi të kërcënonte Francën, duke thënë “Ata që japin leje për mbledhje të tilla janë gabim, pasi edhe ata vetë do të ndikohen nga pasojat.”

Ndërkohë, Zëdhënësi i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të parlamentit ‘Naghavi Hosseini’ ka sulmuar gjithashtu Francën për pranimin e Mbledhjes së Madhe të MEK në Paris e cila, siç thotë ai, është e përqendruar në përballjen me regjimin. “Aktivitetet e MEK në Europë dhe mbledhjet e tyre në vendet europiane janë në kundërshtim me politikat e supozuara të këtyre vendeve për të luftuar kundër terrorizmit”, ka thënë Hosseini në një intervistë me mediat shtetërore.

“MEK do t’i dëmtojë marrëdhëniet Iran-Europë”, thotë Hosseini, duke shtuar “ky grup po përpiqet të shkatërrojë të gjitha ndërveprimet paqësore midis Iranit dhe Europës, dhe mbledhja e tyre e ardhshme ka për qëllim të ndikojë në përqasjen e Europianëve, veçanërisht në një kohë kur bisedimet në lidhje me JCPOA janë në vazhdim e sipër midis Europës dhe Iranit.”

Hosseini ka paralajmëruar më pas Ministrinë e Jashtme të regjimit për pasojat e Mbledhjes së Madhe të NCRI në Paris, duke thënë “në rrethana të tilla, diplomacia e Iranit duhet të fillojë bisedime me homologët europianë, pasi Republika Islamike do të duhet të ndërmarrë një politikë të re dhe të ndryshme nëse europianët vendosin të vazhdojnë partneritetin dhe marrëdhëniet e tyre me MEK.”

Gjithashtu për sa i përket kësaj çështjeje, kryetari i Qendrës Parlamentare të Kërkimit të regjimit ‘Kazem Jalali’ i cili është gjithashtu kreu i Grupit të Marrëdhënieve Parlamentare Iran-Europë u ka shkruar dy letra të ndryshme homologëve të tij në parlamentet europiane dhe franceze si dhe Senatit francez, duke i paralajmëruar për “lëvizjet armiqësore të NCRI në Francë” duke shprehur “mosmiratimin e regjimit ndaj politikës së vendeve europiane që lejon mbledhje të grupeve të tilla terroriste të mbahen në Europë.”

Me një fjalë, Mbledhja e Madhe e NCRI është një thirrje e fuqishme e brendshme dhe ndërkombëtare për të rrëzuar regjimin iranian. Është pikërisht ky mesazhi që e ka frikësuar regjimin e mullahëve, deri në atë pikë sa janë detyruar të shprehin reagime të parakohshme kundër kësaj mbledhjeje.