Mini Raporti i së Premtes për Iranin – 15 Qershor, 2018

718

 

  • Kupa e Botës 2018: Një stendë afishimi në mbështetje të Iranit kritikohet për përjashtimin e grave

Fotoja tregon burra të etnive të ndryshme duke festuar përreth një trofeu.

Një rresht poshtë fotos lexon në persisht: “Së bashku ne jemi kampionë; një komb, një zemër.”

Përdoruesit e mediave sociale në Iran kanë kritikuar atë që ata e kanë parë si diskriminim gjinor të nënkuptuar duke përjashtuar gratë nga fotoja.

  • Shefi i OKB: Disa pjesë të raketave të lëshuara ndaj Arabisë Saudite kanë ardhur nga Irani

KOMBET E BASHKUARA: Disa copa nga pesë raketa të lëshuara ndaj Arabisë Saudite nga grupi Houthi i Jemenit që nga korriku 2017 “ndajnë veçori kyçe të dizajnit me një lloj të njohur rakete” të prodhuar nga Irani dhe disa nga komponentët janë prodhuar në Iran, ka shkruar shefi i OKB Antonio Guterres në një raport konfidencial drejtuar Këshillit të Sigurisë.

  • Amnesty International bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të Nasrin Sotoudeh

Amnesty International bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të Nasrin Sotoudeh. Në deklaratën e saj të lëshuar më 13 qershor, 2018, Amnesty International bënte thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kusht të Nasrin Sotoudeh, avokate e mirënjohur e të drejtave të njeriut.

Amnesty International shpalli, “Arrestimi i Nasrin Sotoudeh, një avokate e mirënjohur iraniane e të drejtave të njeriut, është një sulm mizor mbi një mbrojtëse trime dhe punëtore të të drejtave të njeriut.”

  • Gratë yaresan rrihen brutalisht në Burgun Qarchak

Gratë yaresan të burgosura në Burgun Qarchak të Varamin janë rrahur brutalisht të mërkurën, 13 qershor, 2018, nga rojat speciale të burgut duke përdorur shkopinj dhe elektrizues.

Incidenti ndodhi pasi një numër të burgosurish të arrestuar për krime ordinere u nxitën nga zyrtarët e burgut për të shkaktuar tensione dhe për të përgatitur terrenin për grindje të mëtejshme.

Familjet e grave yaresan (Dervishët Gonabadi) janë mbledhur jashtë Burgut Qarchak në Varamin por nuk janë lejuar të vizitojnë apo të kontaktojnë të afërmet e tyre.

  • Koalicioni çliron disa pjesë të Hodeidah

HODEIDAH: Me mbështetje tokësore, detare dhe ajrore nga Forcat e Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe, Koalicioni Arab dhe forcat e Bashkuara të Rezistencës së Jemenit filluan të mërkurën një operacion ushtarak decisiv për të çliruar qytetin Hodeidah dhe portin e tij strategjik nga mbërthimi i militantëve Houthi të mbështetur nga Irani, të cilët refuzuan zgjidhje paqësore.

Forcat ia dolën të çlironin zona të tjera strategjike në distriktin Al Duraihimi dhe në zona ngjitur me aeroportin e Hodeidah pasi depërtuan vijën e parë të militantëve Houthi. Në vijim të rrëzimit të mbrojtjes së tyre, luftëtarët Houthi braktisën pozicionet e tyre, ndërsa komandantët e tyre ia mbathën nga zonat pas humbjes.