Saturday, July 27, 2024

Iran: Letra e burgosurit politik për të protestuar për vizitën e ambasadorëve të huaj në burgun të Evin

E martë, 11 korrik 2017 01:00

NCRI – I burgosuri politik, Reza Akbari Monfared, i burgosur në burgun e Gohardashtit, shkroi një letër të hapur drejtuar aktivistëve të të drejtat e njeriut për të ekspozuar skenat dhe komplotet e regjimit iranian lidhur me vizitën e ambasadorëve të disa vendeve në burgun e Evin.

Në letër thuhet pjesërisht:

Ju flas nga thellësitë e burgut mesjetar të Gohardasht për të folur për një regjim që është dënuar më shumë se 60 herë nga Kombet e Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut kundër popullit iranian.

Kohët e fundit, u bë i njohur pas 28 vjetësh, një regjistrim audio që i përkiste z. Montazeri, i cili qe trashëgimtar i Khomeinit në atë kohë, ku ky dokument historik vë në dukje ekzekutimet e më shumë se 30.000 njerëzve të ekzekutuar pa gjyq në vitin 1998 shumica e tyre simpatizantë të Organizatës së Moxhahedinëve të populli të Iranit (PMOI ose MEK) duke përfshirë studentë të shkollave të mesme, studentë universiteti dhe profesorë, punëtorë dhe shitës tregu si dhe shumë gra.

Në këtë regjistrim audio, z. Montazeri duke iu drejtuar “Komisionit të Vdekjes” në Teheran dhe ballë për ballë me anëtarët e tij, duke përfshirë edhe ministrin e tanishëm të drejtësisë të Rouhanit, shpalli: “Historia do t’ju njohë si kriminelët më të keqinj”.

Po, njoh nëna, 6 fëmijët dhe anëtarët e familjes së të cilave janë ekzekutuar nga ky regjim, Kumbar i Daeshit (ISIS), pa ua dhënë trupat e viktimave familjeve të tyre ose madje pa i informuar ata për vendin e tyre të varrimit.

Këto familje në zi ende presin të informohen për varrin e fëmijëve të tyre dhe që zyrtarët e regjimit të japin llogari për ekzekutimin e fëmijëve të tyre.

Ndërkohë, regjimi po përpiqet me metoda të ndryshme ta fsheh dhe t’i shpëtojë dhënies së llogarisë për krimet e tij duke përfshirë shfaqjet televizive dhe në një përpjekje të dëshpëruar ka sjellë në burg një numër ambasadorësh të papërgjegjshëm nga vende të ndryshme që nuk janë në dijeni të historisë së kaluar të burgut Evin për t’u treguar atyre disa ndërtesa zyre ku nuk ka të burgosur politikë dhe ku vizitorët nuk mund të kenë asnjë kontakt me burrat dhe gratw të burgosur politikë dhe të ndërgjegjes të mbyllur në burgun Evin.

Nëse regjimi është i sinqertë në pretendimet e tij, pyes, pse nuk e lejoi z. Ahmed Shaheed, ish Raportuesi Special i OKB-së për të vizituar vendin dhe gjithashtu pavarësisht këmbënguljes së Asma Jahangir, Raportuesen Speciale të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Iran, pse regjimi nuk lejon që ajo të vizitojë Iranin për të takuar dhe për të folur me të burgosurit politikë dhe të burgosurit e ndërgjegjes në burgje të ndryshme në Iran, të cilët janë dënuar me burgime afatgjata vetëm për shkak të besimit të tyre apo edhe për shkak të mbrojtjes së të drejtave të të burgosurve politikë, ose të takohen me të burgosurit të cilët janë marrë peng dhe burgosur thjesht sepse kanë marrëdhënie familjare me anëtarët e MEK-ut, apo edhe gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut dhe aktivistë që mbështesin dhe mbrojnë fëmijët që punojnë, si dhe mësues dhe punëtorë të cilët janë dënuar me më shumë se 10 vjet burgim?

Reza Akbari Monfared

I burgosur politik në burgun Rajaie-Shahr (Gohardasht) në Karaj

7 korrik 2017