Në një deklaratë për shtyp më 8 prill 2019, znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, e përshkroi përfshirjen e Gardës Revolucionare (IRGC) në listën e Organizatave të Huaja Terroriste (FTO) të Departamentit të Shtetit si një kërkesë të drejtë që Rezistenca Iraniane e ka bërë me kohë, një domosdoshmëri për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e Lindjes së Mesme, si dhe një hap urgjent dhe të nevojshëm drejt përfundimit të luftës e terrorizmit në rajon e në botë.
“Ky veprim, i cili duhej të ishte bërë me kohë, duhet të plotësohet tani me etiketimin e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së regjimit iranian (MOIS),” shtoi znj. Rajavi.
Trupat e Gardës Revolucionare, entitet që as nuk e përfshin fjalën Iran në emrin e tij zyrtar, përbën shtyllën e regjimit të velayat-e faqih (sundim absolut klerikal), është aparati kryesor i represionit, shtytësi primar i luftës dhe eksportit të terrorizmit, si dhe është përgjegjës për ndjekjen e projekteve të armëve bërthamore dhe raketave. IRGC kontrollon gjithashtu pjesën dërrmuese të ekonomisë së Iranit.
Znj. Rajavi theksoi se, në interes të popullit iranian si dhe të paqes dhe sigurisë rajonale, Bashkimi Europian duhet ta etiketojë Gardën Revolucionare si entitet terrorist, duke shtuar se zgjidhja përfundimtare për t’ia hequr qafe botës teokracinë sunduese në Iran është që populli iranian dhe Rezistenca ta ndryshojnë këtë kalifat jo-legjitim, i cili fshihet nën petkun e Shia-s dhe Islamit.
Znj. Rajavi përsëriti nevojën për të marrë masat që vijojnë:
- Njohja e së drejtës së popullit iranian dhe Rezistencës për ta përmbysur fashizmin fetar në pushtet dhe për të themeluar lirinë.
- Përfshirja e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) dhe organeve të tjera të represionit e eksportimit të terrorizmit dhe fondamentalizmit në listën e Departamentit të Shtetit për FTO (organizatat e huaja terroriste) si dhe në listën e BE-së për terrorizmin.
- Përjashtimi i agjentëve të MOIS dhe të Forcës terroriste Quds nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa.
- Referimi i dosjes së shkeljeve të të drejtave të njeriut nga regjimi iranian dhe masakrës së të burgosurve politikë tek Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
- Përjashtimi i regjimit jo-legjitim klerikal nga OKB dhe njohja e Rezistencës Iraniane si përfaqësuesja e vërtetë e popullit iranian.
- Dëbimi i regjimit iranian dhe forcave të tij nga Siria, Iraku, Jemeni, Libani dhe Afganistani.