BE ia Shtyn Afatin Sanksioneve mbi Regjimin e Iranit deri në Vitin 2020 për Abuzimet e të Drejtave Njerëzore

335

 

Të hënën Bashkimi Europian i shtyu deri në prill të 2020-ës sanksionet mbi regjimin iranian, si përgjigje ndaj “shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut”.

Në një deklaratë, Këshilli i Bashkimit Europian i shtyu deri më 13 prill 2020 “masat kufizuese që i përgjigjen shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut në Iran”.

Këto masa janë:

– një ndalim udhëtimi dhe një ngrirje asetesh kundër 82 njerëzve dhe një entiteti.

– një ndalim i eksporteve drejt Iranit për pajisje që mund të përdoren për represion të brendshëm dhe për pajisje për moniorim të telekomunikacionit.

Këto masa hynë për herë të parë në fuqi në vitin 2011 dhe që atëherë u është shtyrë afati çdo vit.