Senati i SHBA voton unanimisht zgjerimin e sanksioneve ndaj Iranit

396

E enjte, 01 dhjetor 2016

Senati i SH.B.A. miratoi njëzëri legjislacionin të enjten duke riautorizuar sanksionet kundër regjimit iranian për dekadën e ardhshme.
Në një votim 99-0, Senati miratoi një projekt-ligj që do të zgjasë sanksionet kundër zhvillimit të raketave balistike të Teheranit dhe programet e armëve që nuk mbulohen me marrëveshjen historike bërthamore të vitit të kaluar. Masat ishin vendosur të përfundonin në fund të vitit.

Ligji u miratua në Senat dy javë pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi legjislacionin me një diferencë të madhe 419-1.
Tani do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet ta nënshkruajë presidenti Barack Obama, raportoi Wall Street Journal.
“Shpresoj që presidenti do ta nënshkruajë legjislacionin kur ai të arrijë në tavolinën e tij, dhe sekretari i shtetit do ta ruajë autoritetin për të vazhduar t’i shtyjë të gjitha sanksionet përkatëse bërthamore të autorizuara nga legjislacioni,” tha një zyrtar i lartë i administratës, sipas WSJ.
Zyrtari theksoi gjithashtu pikëpamjen e Shtëpisë së Bardhë se ripërtëritja e këtyre sanksioneve “nuk kufizon aftësinë e Shteteve të Bashkuara, për të mbajtur angazhimet tona” në marrëveshjen bërthamore dhe se për aq kohë sa regjimi i Iranit “t’i përmbahet angazhimeve të tij” në marrëveshje ” do të mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të ruajtur zbutjen sanksioneve. “
Ligjvënësit thanë se legjislacioni është i nevojshëm për të siguruar që sanksionet të mbetet në vend vitin e ardhshëm për të mbajtur në kontroll Teheranin, duke pasur parasysh se sanksionet e tjera ndërkombëtare janë liruar sipas marrëveshjes bërthamore.
“Kjo është edhe më e rëndësishme duke pasur parasysh se administrata e tanishme është mbajtur peng nga kërcënimet e Teheranit se do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore dhe se si ajo ka injoruar përpjekjet e përgjithshme të Iranit për të çrregulluar bilancin e pushtetit në Lindjen e Mesme “, tha të enjten, udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell .
Bazuar pjesërisht në raportet telegraf