Thursday, March 28, 2024

EDITORIAL: Pesë ditët që mund të trondisin Iranin

Ashraf 3, shtëpia e anëtarëve të grupit kryesor opozitar të Iranit, Muxhahedinët e Popullit (Mujahedin-e Khalq, PMOI ose MEK) në Shqipëri, ka qenë skena e pesë ditëve të një aktiviteti intensiv politik, me një numër konferencash dhe shfaqjesh, që përfshijnë anëtarë të rezistencës si dhe figura politike ndërkombëtare dhe të vendit, në një kohë që Irani ka pushtuar lajmet në një sfond tensionesh rajonale dhe ndërkombëtare.

Ngjarjet e pesë ditëve të fundit në Ashraf 3 kanë rëndësi strategjike për situatën aktuale të Iranit:

Zbulimi i Ashraf 3 përbën një fitore për opozitën iraniane. Më parë, kur anëtarët e MEK-ut ishin të vendosur në Irak, mullahët u përpoqën herë pas here ta asgjësonin grupin fizikisht, politikisht dhe nga ana shoqërore. Themelimi i Ashraf 3 në Shqipëri, sot pjesë e botës së lirë ku mullahët dhe mercenarët e tyre nuk i prekin dot, është gjëja e fundit që i duhej Khameneit dhe regjimit të tij në këto kohë trazirash. Ashraf 3 është kulmi i fitores në një dekadë rezistence ndaj përpjekjeve politike, rajonale dhe terroriste për ti dhënë fund MEK-ut. Përkundrazi, MEK-u ka dalë më i fortë, më i pranueshëm dhe më i pamposhtur në këto rrethana kritike.

Kriza rajonale dhe rruga pa krye ku regjimi i mullahëve është futur në arenën ndërkombëtare, reflekton dhe me raste fsheh, krizën e thellë sociale që për më shumë se një vit ka përfshirë këtë regjim, në formën e aktiviteteve shoqërore të organizuara dhe me qëllim të mirë, veçanërisht nga rinia dhe gratë Iraniane. Pavarësisht shtypjes së rëndë, mullahët nuk kanë qënë në gjendje të frenojnë shkallën gjithnjë në rritje cilësore dhe sasiore të kësaj krize.

Paralelisht me ngjarjet brenda vendit, rruga e gjatë dhe gjarpëruese nga Ashraf 1 (Kampi Ashraf në Irak) tek Ashraf 3, që tashmë Rezistenca e ka kaluar falë mobilizimit të gjatë ndërkombëtar për suport për më shumë se dhjetë vjet, ka çuar në lindjen e një trendi të fortë politik kundër mullahëve, në arenën ndërkombëtare. Ashtu si vetë Rezistenca, ky trend politik i ka bllokuar rrugën paqësimit Perëndimor ndaj mullahëve, dhe në evolucionin e tij, ka gjetur rrugën drejt qendrave vendimmarrëse më të larta të botës.

Vendosmëria e dëshmuar në fjalët e përkrahësve ndërkombëtarë të Rezistencës gjatë programit pesë ditor, shkoi përtej përkrahjes për planin prej 10 pikash të presidents së zgjedhur të NCRI, Maryam Rajavi, për të ardhmen e Iranit: ata kërkuan që liderët e regjimit të mullahëve të vihen para gjyqit. Kjo gjë e plotëson qartë mohimin e përgjithshëm të regjimit Iranian në arenën ndërkombëtare.