Kryebashkiaku i mëparshëm i New York City, Rudy Giuliani, foli të shtunën në eventin e përvitshëm Free Iran, që u mbajt në zyrat qëndrore të grupit kryesor opozitar të Iranit Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin e Khalq, ose MEK), ku akuzoi regjimin e Iranit për “krime ndaj njerëzimit” dhe tha se diktatura e tij nuk mund të tolerohej më, raportoi CNSnews.com të hënën.
Kryebashkiaku Giuliani ishte njëri nga qindra përfaqësues të gati 50 vendeve të ndryshme që morën pjesë në eventin historik të mbajtur në Ashraf-3 në Shqipëri, në zyrat qëndrore të reja të Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), grupi kryesor i rezistencës së Iranit, tha raporti.
“A nuk jemi tani në një moment të historisë ku mund të ngrihemi të gjithë dhe të themi, ‘Jo më! Jo më vrasje, jo më krime, jo më shtypje. Duhet të ikni!’” tha Giuliani.
“Unë i akuzoj ata,” ai tha në komentet e tij. “Akuzoj ajatollahun, [Presidentin Hassan] Rouhani, si dhe te gjithe lajkatarët dhe ndjekësit e tij. I akuzoj për vrasje, jo thjesht vrasje, vrasje masive, krime ndaj njerëzimit. Si mund ta tolerojmë këtë dhë ta shohim veten në pasqyrë?”
Giuliani akuzoi gjithashtu BE-ne për vetëkënaqësi në marrëdhëniet me regjimin e Iranit. “Duhet të na vijë turp për shtetet tona që nuk janë ngritur kundër kësaj,” tha ai. “Këtu nuk ka tokë të mesme. Nuk na nervozon aq shumë sa të jemi të gatshëm të veprojmë. Kështu që ka tre gjëra që duhet të bëjmë. E para: duhet t’i bëjmë qeveritë e Europës të ngrihen, të zgjohen, ta rifitojnë dinjitetin dhe nderin e tyre.”
Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës Iraniane, Maryam Rajavi, ishte gjithashtu një folëse kryesore në tubim, shkruan CNSNeës, duke shtuar: “Ajo lëvdoi presidentin Trump për qëndrimin e tij të rreptë ndaj Regjimit Iranian, por paralajmëroi se Iranianët kanë ndërmend t’i zvarrisin gjërat për të fituar kohë, me shpresë se pas zgjedhjeve të 2020-ës do të vijë një president më pasiv.”
“Ata thonë me vete: ‘Le të presim edhe 16 muaj të tjerë dhe ndoshta SH.B.A. do të ketë një president tjetër nga i cili do të mund të përfitojmë të njëjtat lëshime të mëdha siç kemi bërë gjatë paktit bërthamor,’” vërejti Rajavi.
Kjo nuk është hera e parë që Giuliani qorton udhëheqjen Iraniane. Në shkurt 2019 në një konferencë në Varshavë, Giuliani dënoi regjimin Iranian duke thënë se liderët e tij janë “vrasës dhe duhet të hiqen nga pushteti.”
MEK e quan veten qeveria demokratike në mërgim e Iranit. Nëse organizata merr kontrollin, thotë se do të vendosë presidenten e zgjedhur Maryam Rajavi si udhëheqësen e përkohshme të Iranit derisa të mbahen zgjedhjet.
Rajavi ka prezantuar një plan me 10 pika i cili, thotë ajo, do të rikthejë lirinë e Iranit dhe ekuilibrin në rajonin e Lindjes së Mesme, duke përfshirë barazinë gjinore, denuklearizimin, zgjedhjet demokratike, si dhe ndarjen e fesë nga shteti, shtoi raporti.