Të hënën, Lideri Suprem i regjimit iranian iu përgjigj më në fund vendimit të SHBA për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e Iranit.
Komentet e Ali Khamenei-it erdhën gati katër javë pasi Presidenti Trump shpalli se SHBA nuk do të ishte më pjesë e Planit të Përbashkët të Veprimit (JCPOA), dhe pasi liderët europianë nuk mundën t’i ofronin garanci regjimit se sanksionet amerikane nuk do të ndikonin në marrëdhëniet e tyre tregtare.
Khamenei i dha urdhër agjensisë bërthamore të regjimit të ndërmarrë masa për të realizuar një rritje madhore në pasurimin e uraniumit.
“Organizata e Energjisë Atomike e Iranit duhet të bëjë përgatitjet e duhura për arritur 190,000 SËU në strukturën e dhënë nga JCPOA dhe duhet të fillojë disa përgatitje të tjera të cilat presidenti i nderuar ka urdhëruar të fillojnë nesër,” ka thënë ai.
Ai e përshkroi “progresin në teknologjinë bërthamore dhe fuqinë e raketave” si “pikën e fortë” të regjimit duke shtuar se, “prodhimi i llojeve të ndryshme të raketave dhe rritja e fuqisë së raketave garanton sigurinë e vendit.”
Një mundësi është që Khamenei ka vendosur të zgjerojë veprimtaritë bërthamore të regjimit, dhe komentet e tij mund të jenë hapi i parë drejt tërheqjes së tij nga JCPOA.
Një mundësi tjetër është se komentet e tij janë thjesht një përpjekje negocimi dhe kërcënime boshe me qëllimin që ta detyrojnë BE-në t’i bëjë më shumë lëshime regjimit. Ajo që e bën më të mundshme këtë gjë është se komentet e matura të Khamenei-it pohuan në mënyrë specifike se zgjerimi i veprimtarisë bërthamore duhet të jetë brenda “strukturës” së JCPOA.
Komentet e Khamenei-it kanë natyrë kontradiktore. Ai përpiqet shumë të tingëllojë i fortë. Megjithatë, ai insiston që vendimi i tij është brenda strukturës së JCPOA. Kjo kontradiktë i ka rrënjët tek dobësia dhe brishtësia e regjimit. Nga njëra anë, për të ngritur moralin e bazës së tij, domethënë të paraushtarakëve Bassij dhe forcave të tjera represive, Khamenei-it i duhet të duket se është në një pozicion të qëndrueshëm. Nga ana tjetër, regjimi i tij është në krizë të thellë dhe ka dëshpërimisht nevojë për mbështetje të jashtme që të mbijetojë. Me pak fjalë, ai nuk mund të përballojë rrezikun e përfundimit të negociatave me Europën. Kjo dilemë shpjegon komentet kontradiktore të Khamenei-it.
Komente të tjera nga Ali Akbar Salehi, kreu i agjensisë bërthamore të regjimit, zbulojnë se JCPOA, e cila hyri në fuqi në 2015-ën, në fakt nuk e kishte ndaluar asnjëherë plotësisht avancimin bërthamore të regjimit. Salehi tha që kur regjimi e firmosi për herë të parë marrëveshjen, Lideri Suprem rekomandoi që, “jo vetëm që nuk duhet t’i shkatërrojmë urat prapa nesh, por duhet të bëjmë ura të reja në mënyrë që në qoftë se pala tjetër nuk do ta mbajë zotimin e saj, ne do të jemi në një pozicion shumë më të avancuar se përpara JCPOA-së.”
Salehi shtoi, “Një pjesë e madhe e punës që kemi bërë po shfaqet gradualisht, pasi nuk do të kishim mundur ta shpallnim atëherë.”
Ai pohoi se që kur firmosi JCPOA-në, regjimi ka bërë “centrifuga të avancuara” por “nuk e ka shpallur” këtë. Megjithatë, ai theksoi se edhe kjo gjë ka qenë brenda strukturës së JCPOA-së.
Edhe komentet e tij janë kontradiktore. Nga njëra anë, ai do të tregojë fuqi, por nga ana tjetër, ai e di brishtësinë e regjimit, kështu që i mbetet të insistojë që veprimet e tyre kanë qenë brenda strukturës së JCPOA-së.
Megjithatë, kërcënimi i regjimit për të realizuar nivele më të larta të pasurimit të uraniumit e ka nxitur Ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian, të mërkurën, t’i lëshojë një paralajmërim Teheranit për të mos kapërcyer një “vijë të kuqe.”
Regjimi klerikal është në krizë të thellë. Ofrimi i lëshimeve ndaj regjimit shkon kundër interesave të popullit iranian dhe është një përpjekje për të ndihmuar një regjim të korruptuar që shtyp popullin e vet dhe mban vendin e parë për ekzekutimet për kapita në botë.