Zëdhënësi i Drejtësisë së regjimit iranian konfirmoi se Ebrahim Raeesi (Ibrahim Raisi) do të marrë postin e Shefit të ri të Drejtësisë në Iran, duke zëvendësuar mullahun Sadeq Amoli Larijani më 8 mars.
Raeesi (a.k.a. Seyyed Ebrahim Rais al-Sadati) ka qenë Zëvendës Prokuror i Teheranit dhe një anëtar i rëndësishëm i famëkeqit “Komision të Vdekjes” të Khomeinit në kryeqytetin iranian, i cili mbikqyrte ekzekutimet masive të të burgosurve politikë gjatë masakrës së 1988-ës.
Mbi 30,000 të burgosur politikë, shumica të lidhur me grupin kryesor të opozitës demokratike, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI ose MEK), u ekzekutuan brenda pak javësh në verën e 1988-ës në vijim të një fatwa të nxjerrë nga Lideri Suprem i regjimit Ruhollah Khomeini. Ajo fatwa i përshkruante të gjithë anëtarët e mbështetësit e PMOI-së, të njohur gjithashtu si Mujahedin-e Khalq (MEK), si Mohareb (në luftë me Zotin) dhe të dënuar me ekzekutim.
Amnesty International publikoi një raport prej 201 faqesh në dhjetor 2018, të titulluar “Iran: Sekrete të Zhytura në Gjak: Pse Masakrat e 1988-ës në Burgjet Iraniane Janë Krime në Vazhdim Kundër Njerëzimit” në të cilin detajonte rolin kyç të Raisit në dhënien e urdhrave për ekzekutimet masive në 1988-ën.
Raeesi aktualisht kryeson Fondacionin e Financimit Qods Razavi, një nga konglomeratet më të pasura të regjimit. Ai është gjithashtu President i Bordit Qeverisës të Asemblesë së Pestë të Ekspertëve dhe anëtar i Këshillit Shtetëror të Përcaktimit të Dobisë.
Raeesi lindi në Mashhad në 1960-ën. Ai hyri në seminarin Qom kur ishte 15 vjeç. Në vijim të revolucionit të 1979-ës ku u rrëzua Shahu, Raeesi u bë prokuror i Karaj në moshën 20 vjeçare. Më vonë u bë prokuror i provincës Hamedan. Në 1985-ën, në moshën 24 vjeçare, ai u zhvendos në kryeqytet dhe u bë zëvendës prokuror i Teheranit. Në 1988-ën, kur ishte 27 vjeç, Raisi u emërua anëtar i Komisionit të Vdekjes të Teheranit, duke u bërë kështu përgjegjës për vdekjen e mijëra të burgosurve politikë.
Në një kasetë audio të regjistruar gjatë masakrës, Ajatollah Montazeri, i cili në atë kohë ishte pasuesi i Khomeini-t, dëgjohet tek i thotë Komisionit të Vdekjes të Teheranit: “Mizoria më e madhe në Republikën Islamike, për të cilën do të na dënojë historia, është kryer nga duart tuaja, dhe në të ardhmen, emrat tuaj do të mbeten në histori si kriminelë.” Montazeri po i drejtohej Raisi-t dhe tre anëtarëve të tjerë të Komisionit të Vdekjes në Teheran.
In 2009, Raisi i kërcënoi të gjithë protestuesit anti-regjim të lidhur me MEK se do të ekzekutoheshin me akuzën e luftës kundër Zotit. Ai argumentoi se çdo ndihmë ndaj MEK-ut përligj dënimin me vdekje pasi ky grup mbetet një lëvizje e organizuar: “Për sa i përket MEK-ut, çdo individ që e ndihmon atë në çfarëdo mënyre apo çfarëdo rrethane konsiderohet Mohareb (në luftë me Zotin) pasi kjo është një lëvizje e organizuar.” (Televizioni shtetëror, 30 dhjetor 2009)
Fushata e Raisi-t gjatë javëve para zgjedhjeve të majit 2017 përhapte vazhdimisht mesazhe në rrjetin social Telegram, ku mbronte masakrën e 1988-ës.
Me Raisi-n në krah, Yasser Mousavi, lideri i lutjeve të së premtes në Varamin (provinca e Teheranit), tha në një tubim të fushatës së Raisi-t më 12 maj 2017: “Ky njeri i madh që qëndron përkrah meje është krenar që ka ekzekutuar anëtarët e PMOI-së”.
Në 2017-ën, Presidenti i regjimit Hassan Rouhani e pranoi se regjistri i Raeesi-t nuk përmban “tjetër veçse ekzekutime dhe burgosje gjatë 38 viteve të shkuara.”
Informacion mbi masakrën e 1988-ës:
- Mbi 30,000 political prisoners u masakruan në Iran në verën e 1988-ës.
- Masakra u krye mbi bazën e një fatwa nga Khomeini.
- Shumica dërmuese e viktimave ishin aktivistë të opozitës PMOI (MEK).
- Të gjitha dënimet me vdekje u miratuan nga Komisionet e Vdekjes.
- Alireza Avaie, një anëtar i Komisionit të Vdekjes në Khuzestan, është sot Ministër i Drejtësisë i Hassan Rouhani-t.
- Autorët e masakrës së 1988-ës nuk janë sjellë kurrë përpara drejtësisë.
- Më 9 gusht 2016, u publikua për herë të parë një regjistrim audio i ish-pasuesit të Khomeini-t, ku ai pranonte se masakra kishte ndodhur dhe ishte urdhëruar nga nivelet më të larta.
Lexoni më shumë këtu: https://iran1988.org/1988-massacre/