E enjte, 09 Mars 2017
“Duhet ta nxjerrim Iranin nga Siria”, tha e dërguara e SH.B.A-së në OKB
Nikki Haley foli në OKB në Nju Jork më 8 mars 2017. (Reuters)
Shtetet e Bashkuara mbështesin bisedimet për paqe në Siri të udhëhequra nga OKB-ja, tha ambasadorja e OKB-së Nikki Haley të mërkurën, duke shtuar se Siria nuk mund të jetë një “strehë e sigurt për terroristët” dhe se është e rëndësishme “ta nxjerrim Iranin dhe përfaqësuesit e tij jashtë.”
Haley foli me gazetarët pasi ndërmjetësi i OKB-së në Siri, Staffan de Mistura, informoi me dyer të mbyllura Këshillin e Sigurimit pas 10 ditë bisedimesh ndërmjet palëve ndërluftuese në Gjenevë, të cilat përfunduan javën e kaluar.