E diel, 18 dhjetor 2016
NCRI – Në shenjë proteste kundër arrestimit të tij të paligjshëm nga ana e Gardës Revolucionare të Iranit, një qytetar libanezo-amerikan ka hyrë në grevë urie, duke kërkuar lirimin e tij pa kushte.
Avokati i Nazar Zakas ka bërë një deklaratë nga Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se klienti i tij ka hyrë në grevë urie që prej 8 dhjetorit për të protestuar kundër arrestimit si peng dhe gjithashtu për të tërhequr vëmendjen për situatën e tij dhe të të gjithë atyre që janë burgosur në mënyrë të paligjshme në Iran.
Jason Pablet pohoi se klienti i tij ka qenë nën tortura fizike dhe psikologjike, gjatë kohës që mbahet në burgjet e Iranit dhe gjithashtu është privuar për të pasur akses në shërbimet mjekësore dhe konsullore.