Friday, September 13, 2024

Iran: Ish i Burgosuri Politik Mbështet Free Iran 2018 që do të Mbahet në Paris

Një ish i burgosur politik iranian, Shahin Zoghitabar, ka dërguar një mesazh solidariteti nga Teherani duke shprehur mbështetjen e tij për mbledhjen e madhe Free Iran 2018 në Paris  më 30 qershor, 2018.

Përkthimi i mesazhit të Z. Shahin Zoghitabar:

Do të doja të bëja një bisedë të shkurtër me bashkatdhetarët e mi që jetojnë jashtë kufijve të Iranit.

Të dashur bashkatdhetarë, ndërkohë që lojrat e reformistëve dhe ekstremistëve kanë marrë fund dhe nuk janë më të vlefshme midis popullit iranian, ndërsa mjetet e shtypjes dhe grabitjes nga regjimi po bëhen të paefektshme, i vetmi opsion për popullin iranian është rezistenca ndaj shtypjes së regjimit klerikal.

Po ju kërkoj të jeni sa më shumë të pranishëm në mbledhjen Free Iran dhe të ketë një prani shumë më të madhe sesa në vitet e shkuara.

Pjesëmarrja juaj në këtë mbledhje do ta forcojë pa dyshim moralin e popullit të shtypur të Iranit dhe te të gjithë të burgosurve politikë.

Unë ndiej gjithashtu se do të jem i pranishëm atje në të gjitha momentet së bashku me ju.

Gjithë të mirat