Saturday, July 27, 2024

BE-ja dënon sulmin me raketa në Kampin e Lirisë

E Premte, 30 Tetor 2015

Shërbimi i jashtëm i Veprimit Evropian
Bruksel, 30/10/2015
151030_02_en
DEKLARATA
Deklarata e Zëdhënësit për sulmin në Camp Hurriya, Irak

 

30/10/2015
Disa raporte kanë dalë për një sulm me raketa dje, në afërsi të kampit Hurriya në Irak, në të cilën u vran mbi 20 banorët të kampit dhe mbetën të plagosur një numër shumë i madh persanash, duke përfshirë ushtarë irakianë që ruanin kampin.
Ky sulm mbi banorët e paarmatosur përbën shkelje të rëndë të sigurisë së kampit që nga tetori 2013.
Ne i dërgojmë ngushëllimet tona familjeve dhe miqve të viktimave dhe i urojmë shërim të shpejtë të të lënduarve.
Është shumë e rëndësishme që qeveria e Irakut të hetojë plotësisht incidentin dhe menjëherë të rris sigurinë në kamp në përputhje me detyrën e saj të mbrojtjes së banorëve të kampit në bazë të marrëveshjes së dhjetorit 2011, me Kombet e Bashkuara.
BE-ja mbështet me përkushtim dhe fuqishëm mirëqenien e banorëve të kampit dhe procesin e udhëhequr nga OKB-ja që synon zhvendosjen e tyre jashtë Irakut, për të cilat ajo ka qenë politikisht dhe financiarisht mbështetës si donatori kryesor.
Për hollësi të mëtejshme:

Catherine Ray +32 (0)498 96 99 21 – +32 (0)2 296 99 21 – [email protected] – @CatherineEUspox
Maja Kocijancic +32 (0)498 984 425 – +32 (0)2 298 65 70 – [email protected] – @MajaEUspox
Nabila Massrali +32 (0)460 75 41 75 – +32 (0)2 29 69218 – [email protected]
Burimi: http://eeas.europa.eu/statements-eeas/2015/151030_02_en.htm