E Premte, 18 nëntor 2016
Në një konferencë në Dhomën e Komuneve, të enjten, më 17 nëntor, e kryesuar nga Reverendi John Pritchard, ish-peshkop i Oksfordit, deputetët ndër partiakë, Lordët dhe udhëheqësit fetarë britanikë shprehën shqetësimet e tyre serioze mbi shkallë alarmante të ekzekutimeve në Iran, duke përfshirë varjet në publik dhe ekzekutimet e keqbërësve të mitur dhe të grave.
Pjesmarrësit përshëndetën rezolutën e miratuar për të drejtat e njeriut në Iran nga ana e Komitetit të Tretë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 15 nëntor, duke aprovuar deklaratat e ambasadorit Martin Shearman, i Misionit të Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara, se “mbetet e rëndësishme që të përqëndrohemi tek të drejtat e njeriut dhe të vazhdojmë t’i kërkojmë llogari Qeverisë iraniane për dosjen e të drejtave të njeriut”.
Ata gjithashtu iu bashkuan thirrjes së rreth 200 deputetëve dhe lordëve për një hetim ndërkombëtar dhe të pavarur të masakrës së të burgosurve politikë në Iran në vitin 1988. Thirrja është bërë në një deklaratë mbi Iranin dhe Mocionit të mbështetur nga anëtarët ndërpartiakë të të dy Dhomave të Parlamenti.
Në verën e vitit 1988, bazuar në një fetva të dekretuar nga themeluesi i Republikës Islamike Ajatollah Khomeini, rreth 30.000 të burgosur politikë u masakruan brenda disa muajve dhe u varrosën fshehurazi në varreza masive. Zyrtarët përgjegjës për masakrën aktualisht kanë disa nga postet më të larta në regjim.
Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), iu drejtua konferencës në një video mesazh.
Pjesmarrësit përkuan me Maryam Rajavin, duke dënuar kufizimet e regjimit iranian mbi lirinë e shprehjes, tubimit dhe fesë, shtypjen e dhunshme të protestave popullore, shtypjen e grave dhe të rinjve, si dhe diskriminimin e institucionalizuar ndaj pakicave fetare dhe etnike, veçanërisht të të krishterëve dhe të Bahá ‘i-ve.
Në fjalën e saj në konferencë, Znj Rajavi, tha: “regjimi i mullahëve e ruan fuqinë e tij [nga këto mizori] … [ndërkohë që] protestat anti-qeveritare përhapen në të gjithë vendin.”
“Në ana tjetër, njerëzit tanë dhe Rezistenca kanë avancuar në kërkimin e tyre për liri. Një arritje e madhe ka qenë fillimi i Lëvizjes për Drejtësi për të kërkuar drejtësi për 30.000 të burgosurit politikë të masakruar në verën e vitit 1988 në Iran “, shtoi ajo, duke iu referuar ekzekutimeve masive në burgjet iraniane në vitin 1988, të cilat Sir Geoffrey Robertson, ish kryegjyqtari i Gjykatës së OKB në Sierra Leone, i përshkroi si një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Mullahët për shumë kohë u përpoqën ta fshihnin këtë krim të tmerrshëm. Përhapja e një audioje me vërejtjet e bëra nga z Montazeri, pasardhës i rrëzuar i Khomeinii, nxorri në dritë dimensione të reja të masakrës … Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk do të kishte heshtur dhe të kishte ndenjur pasiv në këtë drejtim, duke i lënë kriminelët t’i shmangen drejtësisë, vala e ekzekutime dhe represioni në Iran nuk do të mund të kishte vazhduar deri më sot “, tha ajo.
Bashkë-kryetari i Komisionit Parlamentar Britanik për Lirinë e Iranit, deputeti Sir David Amess, paraqiti dy nisma të mbështetura nga rreth 200 deputetë dhe lordë.
“Nënshkruesit i bëjnë thirrje qeverisë për të njohur dhe për të dënuar këtë masakër brutale si një krim kundër njerëzimit dhe për t’i kërkuar Komisionerit të OKB-së të Drejtave të Njeriut, Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit që të urdhërojë një hetim dhe të sjellë para drejtësisë autorët e krimit “, tha Sir David Amess.
“Deklarata gjithashtu pranon platformën demokratike me 10 pika të paraqitur nga znj Maryam Rajavi si itinerar jetik për heqjen e dënimit me vdekje dhe torturës dhe për të vendosur demokracinë, barazinë gjinore dhe sundimin e ligjit në Iran në të ardhmen dhe i kërkon qeverisë të mbështesë përpjekjet e populli iranian dhe të NCRI-së për ta bërë këtë platformë realitet në vendin e tyre “, shtoi ai.
Reverendi John Pritchard, tha: “pas zhvendosjes së suksesshme të refugjatëve iranianë të Kampit të Lirisë në vend të sigurt në Evropë, tani duhet të përqëndrohemi tek abuzimet e të drejtave të njeriut që po ndodhin në Iran, duke bërë fushata për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të kujtuar Komunitetin Ndërkombëtar dhe qeverinë tonë, në lidhje me përgjegjësinë e tyre për t’i kthyer fjalët në veprime, në mënyrë që t’i kërkojnë llogari regjimit iranian dhe zyrtarëve të tij të lartë për shkeljet në rritje. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për shkak se pushteti gjyqësor iranian është sot pengesa më e madhe për çdo përmirësim të gjendjes së të drejtave të njeriut në vend”.
Deputeti Mateu Offord, tha: “Politika aktuale e UK në kërkim të mundësive të biznesit në Iran në erën e marrëveshjes post-bërthamore rrezikon fuqizimin e Gardës Revolucionare, e cila është krahu paramilitar i Liderit Suprem dhe forca kryesore në eksportimin e terrorit jashtë Iranit dhe shtypjen e çdo disidence popullore. Ajo gjithashtu kontrollon rreth 70% të ekonomisë së Iranit”.
Lordi Clarke i Hampstead u bashkua me deputetin Dr Mateu Offord dhe pjesëmarrësit e tjerë duke i bërë thirrje “qeverisë për të ndrequr marrëdhëniet me Teheranin duke i kushtëzuar me përmirësime konkrete dhe të verifikueshme të të drejtave të njeriut, në mënyrë të veçantë me ndalimin e ekzekutimeve, torturave dhe arrestimeve arbitrare, pa të cilat nuk ka asnjë bilanc pozitiv të vërtetë afatgjatë “.
Sipas OKB-së dhe OJQ-ve ndërkombëtare si Amnesty International, autoritetet iraniane kryen rreth 1000 ekzekutime vitin e kaluar.
Në një raport të publikuar më 26 janar 2016 Amnesty International regjistroi 73 ekzekutime të të miturve që nga viti 2005 dhe ka paralajmëruar se “të paktën 160 të mitur janë aktualisht në korridorin e vdekjes” në shkelje flagrante të ligjit dhe konventave ndërkombëtare që ndalon ekzekutimin e të miturve.
Pjesëmarrësit e tjerë përfshijnë, Peshkopin e Stepney, Reverendi Adrian Newman; Peshkopin e Croydon, Reverendi Jonathan Clark SCP; Peshkopin e Salisbury, Reverendi Nick Holtam; Christina Rees, përkrahëse për kohë të gjatë për shugurimin e grave në Kishën e Anglisë dhe anëtare themeluese e Këshillit të kryepeshkopëve; deputeti Bob Blackman; deputeti Jim Fitzpatrick; Lordi Judd; Lordi Clarke i Hampstead; Prof. Lordi Alton i Liverpool; Lordi Cotter; Prof. Sara Chandler, Zëvendës Presidenti i Federatës Evropiane të Avokatëve; Linda Lee, ish-Presidentja e Shoqërisë së Ligjit të Anglisë dhe Uellsit; Malcolm Fowler, ish-anëtar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Shoqërisë së Ligjit të Anglisë dhe Uellsit; dhe Z. Hossein Abedini, nga Komiteti i Punëve të Jashtme të NCRI.
Komisioni Parlamentar britanik për Lirinë e Iranit
17 nëntor 2016