Friday, March 29, 2024

Gjiganti Italian i Energjisë Refuzon Naftën e Dyshuar nga Irani

Kompania italiane e naftës Eni SpA ka refuzuar një dërgesë të dyshuar krudoje iraniane, teksa kompanitë e energjisë përpiqen të navigojnë teknikat gjithnjë e më të sofistikuara që regjimi iranian po përdor për të maskuar ngarkesat e tij e për t’iu shmangur sankdioneve amerikane, raportoi të enjten Wall Street Journal.

Ngarkesa, e cila duhej t’i dërgohej rafinerisë Milazzo në Siçili, është lënë në bordin e një anijeje me flamur të Liberisë, të quajtur White Moon. Kjo anije është gjurmuar duke u larguar nga bregdeti siçilian dje.

Një zëdhënës i Eni tha se specifikimet nuk përputheshin me ato të kontratës së kompanisë me Oando PLC të Nigerisë për naftën irakene dhe se kishte cilësi që përputheshin me krudon iraniane.