Saturday, July 27, 2024

Irani: Njerëzit rrihen nga policia, ndërsa përpiqen të parandalojnë shkatërrimin e shtëpive të tyre

E enjte, 17 nëntor 2016

NCRI – Sipas informacioneve, banorët e një vendbanimi në Karaj – Teherani perëndimor, u përplasën të hënën në 14 nëntor me rreth 2.000 agjentë bashkiakë të shoqëruar nga forcat e rendit dhe forcat speciale të cilët u përpoqën të shkatërrojnë shtëpitë e banorëve, nën pretendimin se këto ndërtesa paraqesin kërcënim mjedisor dhe shëndetësor për qytetarët.

Banorët në këtë zonë thonë se në 4 të mëngjesit të hënën në 14 nëntor, rojet bashkiake të shoqëruara nga forcat e rendit bastisën vendbanimin e vendosur në rrethin e Sarkhe Hesar në Karaj dhe u përleshën me banorët.
Një numër banorësh u plagosën gjatë përleshjeve, dhe njëri prej tyre vdiq, sipas dëshmitarëve okularë.
Njëri prej banorëve të vendbanimit tha se “ishte 4 e mëngjesit, kur na sulmuan, duke goditur e shkatërruar të gjitha makinat e banorëve. Forcat speciale shoqëronin rojet bashkiake. Ata kishin sjellë 40-50 autobusë me të cilët do të hiqnin banorët. Pas përleshjeve, të plagosurit u dërguan në spital”.
Një tjetër banor thotë: “Më çuan në departamentin e oftalmologjisë të spitalit Imam Hossein për shkak të një goditjeje të rëndë në sytë.”
“Nuk e di numrin e saktë të të plagosurve. Disa nga të plagosurit u dërguan në Spitalin Imam, ndërsa mua dhe një person tjetër na sollën këtu në Spitalin Imam Hossein “, shtoi ai.
Banori i vendbanimit tha se “një burrë 50-vjeçar që ishte mes të plagosurve ishte pa ndjenja për shkak të plagëve të rënda. Kokën dhe fytyrën e kishte të mbuluar tërësisht me gjak dhe nuk mendoj se është ende gjallë. “
Banorët e vendbanimit thonë se ” që 2000 agjentë të shfaqen në 5 të mëngjesit tregon se ata nuk kanë pasur asnjë urdhër evakuimi.”