Në një eveniment të mbajtur më 15 qershor në Mashhad, kreu i Organizatës së Mbrojtjes Mjedisore të Iranit (IEPO) Isa Kalantari tha se për sa i përket mbrojtjes mjedisore, Irani mban një vend më të ulët se 100 në një total prej 180 vendesh; gjë e cila, siç thotë ai, e bën Iranin një nga vendet më të turpëruara në botë.
Mbrojtja mjedisore e Iranit është kaq e turpshme saqë edhe përfaqësuesit e saj ndjehen të turpëruar kur e pohojnë atë në mbledhje globale.
Duke dhënë shifrat dhe statistikat përkatëse, Kalantari e përshkruan Iranin si një nga vendet që “e ka dëmtuar më shumë mjedisin e vet”.
Ai shtoi se Irani ka gjithashtu vlerën më të lartë të erozionit të dheut, dhe se pavarësisht përdorimit të lartë të energjisë, ai prodhon sasi shumë të ulëta të saj.
Në një nga fjalimet e tij të tjera, Kalantari ka deklaruar: “Vlerat më të larta të erozionit të ujit dhe vegjetacionit i përkasin Iranit, gjë që nuk është aspak për t’u krenuar”; ai tha se kjo çështje është shkaktuar nga neglizhenca e popullit të Iranit duke përfshirë zyrtarët e regjimit.
Kalantari shtoi: “Sot, 70% e popullsisë së Iranit po përballet me mungesa serioze uji; deri në atë pikë sa burimet aktuale ujore mbajnë më pak se 500 m3. Sipas standartit global, kur shkon nën 1000 m3 tregon që ka krizë”.
Kalantari foli gjithashtu për burimet e ripërsëritshme të ujit dhe se Irani aktualisht po përdor 130% të tyre; që në rang global, është një shifër shumë e frikshme”. Ai tha që pas Iranit, Çadi ka përdorimin e dytë më të madh të ujrave të ëmbla, në 63%”.