Wednesday, February 8, 2023

Zgjedhjet në Iran 2021: Thirrjet për Bojkot Shumëfishohen, Duke e Tmerruar Regjimin

Ditët e fundit, zyrtarët e regjimit e kanë pohuar vendimin e popullit për ta bojkotuar farsën e zgjedhjeve presidenciale të Iranit dhe suksesin e fushatës së Rezistencës Iraniane për popullarizimin e këtij mesazhi tek publiku.

“Armiku po përhap idenë se zgjedhjet janë të kota,” tha Mullah Javad Mojtahed Shabestri, anëtar i Këshillit të Ekspediencës të regjimit, të premten.

“Bojkotimi i kutisë së votimit nuk është zgjidhje për vështirësitë aktuale,” tha Abdollah Haji Sadeghi, përfaqësues i Ali Khamenei-t, liderit suprem të regjimit, në Gardën Revolucionare (IRGC). “Disa propaganda nuk janë të drejta e të ndershme. Ka disa që kanë programe serioze për përdorimin e ndjenjave të njerëzve, programe që do të dështojnë për shkak të inteligjencës së popullit,” shtoi ai, sipas agjencisë gjysmë-zyrtare të lajmeve ISNA, të premten.