Thursday, March 28, 2024

Zgjedhjet në Iran 2021: Kush është Rostam Ghasemi?

Rostam Ghasemi, 57 vjeç, u bë pjesë e IRGC-së në vitin 1981. Pas luftës Iran-Irak, ai u bë pjesë e Zyrave Qendrore të Khatam al-Anbiya të IRGC-së, përgjegjëse për kontrata qeveritare ndërtimi goxha fitimprurëse. Në 2007-ën, ai u bë komandant i Khatam al-Anbiya, pozicion që e mbajti deri në vitin 2011.

Nga gushti 2011 deri në 2013-ën, ai ishte Ministër i Naftës nën Presidentin e atëhershëm Mahmoud Ahmadinejad, gjë që e bëri Departamentin amerikan të Thesarit ta deklaronte Ministrinë e Naftës të regjimit si të dominuar nga IRGC.

 

Korrupsioni

Gjatë mandatit të tij, parregullsitë astronomike financiare, vjedhjet në detyrë, ryshfetet, dhe krime të tjera financiare, përfshirë blerjen e 30 platformave të naftës pa “formalitetet e tenderit të prokurimit”, shkelje të tjera në blerjen e 25 platformave të tjera të naftës, “zhdukja” e një numri platformash nafte, njëra prej të cilave (Fortuna) kushtonte 87 milion dollarë dhe u gjet më pas në Gjirin e Meksikës, u bënë lajme të zakonshme.

Ghasemi dhe ish-presidenti i regjimit, Mahmoud Ahmadinejad.

Rostami, përmes kontrollit të tij mbi kompani të ndryshme transporti e sigurimesh, dhe me anë të vjedhjeve në shitblerjen e naftës së Iranit, ka akumuluar fitime astronomike, duke mbushur xhepat e veta e të IRGC-së. Ai ua ka transferuar rregullisht kontratat e naftës krudo shokëve të tij në IRGC (p.sh. komandantit të Forcave të Sigurisë së Shtetit Esmail Ahmadi-Moghaddam, një shitje 240 milion dollarëshe) për shitje të mëtejshme e fitime personale. Vjedhjet dhe korrupsioni i tij përbuzen gjerësisht nga qytetarët iranianë të cilët thërrasin: “Nëse do të reduktoheshin vjedhjet, problemet tona do të zgjidheshin”.

How the Islamic Revolutionary Guards Corps IRGC plunders Iran’s economy

Sanksionet ndërkombëtare dhe terrorizmi

Rostam Ghasemi e ka patur emrin e tij në listat e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB, Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian, dhe Australisë si komandant i Zyrave Qendrore Khatam al-Anbiya të IRGC-së. Ai u hoq nga listat e sanksioneve ndërkombëtare pasi u bë ministër. Më 4 shtator 2019, Departamenti amerikan i Thesarit vuri sanksione mbi Ghasemi-n dhe djalin e tij për shkak të një rrjeti të transportit të naftës që kontrollohet nga IRGC. Ky rrjet njihet si “rrjeti i transportit të naftës-për-terrorizëm.”

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) në Departamentin amerikan të Thesarit (OFAC) listoi Rostam Ghasemi-n dhe një rrjet kompanish të paguara nga Ghasemi dhe operativë të Hezbollah për të transportuar miliona fuçi nafte krudo, kryesisht në drejtim të regjimit sirian. Ky listim u bë në shtator 2019 sipas Urdhrit Ekzekutiv 13224.

Ghasemi është gjithashtu i përfshirë thellë në mbështetjen financiare për Bashar al-Assad dhe për regjimin e tij në Siri, si dhe në pajisjen me armë të Houthi-ve të Jemenit.

Poste të tjera që ai ka mbajtu:

  • Menaxher dhe Kryetar i Bordit të Kompanisë për Inxhinierinë e Naftës
  • Kryetar i Bordit të Kompanisë Iraniane për Industrinë Detare (Sadra)
  • Kryetar i Bordit të Kompleksit Iranian të Ndërtimit të Anijeve & Industrive Bregdetare (ISOICO)