Wednesday, February 1, 2023

 Arrestohet nëna e një djali të ri të vrarë në protestat e nëntorit 2019

 

The mother of a young man slain in November 2019 protests, arrested 

Badrieh Hamidavi, nëna e një djali të ri të vrarë në kryengritjen e nëntorit 2019

 

Është arrestuar nëna e moshuar e një djali të ri të vrarë nga forcat e sigurisë gjatë kryengritjes mbarëkombëtare të nëntorit 2019.

Agjentë të Departamentit të Inteligjencës në Ahvaz arrestuan të dielën, më 16 maj 2021, zonjën Badrieh Hamidavi, nënën e një djali të ri me emrin Ali Tamimi, i cili u vra nga forcat e sigurisë në nëntor 2019.

Znj. Hamidavi me sa duket kishte mirëpritur dhe përshëndetur djemtë e rinj që ishin mbledhur jashtë shtëpisë së saj në nderim të birit të saj të rënë dëshmor, Ali Tamimi.

Djali tjetër i saj, Mohammad Tamimi, është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë në vitin 2012.

Banorët kanë thënë se në Ahvaz janë zhvilluar tubime të shumta për të përkujtuar dëshmorët e nëntorit 2019 dhe ata që janë ekzekutuar padrejtësisht nga regjimi, ditën e Fitër Bajramit, që shënon fundin e Ramazanit, muajit të shenjtë mysliman të agjërimit.

Janë arrestuar gjithashtu edhe 10-15 djem të rinj të cilët janë dërguar në vende të panjohura.

Shërbimet e inteligjencës të regjimit klerikal i kanë bërë këto arrestime arbitrare mes datave 14 dhe 16 maj 2021, në lagjet Zowiyeh, Alavi të Ahvaz, dhe në qytezën Taleghani të Portit të Mahshahr, që ka qenë një nga kryeqendrat e protestave gjatë kryengritjes mbarëkombëtare në nëntor 2019.