Friday, March 29, 2024

Zgjedhjet në Iran 2021: Frika e Regjimit nga një Bojkot i Gjerë

 

Muajt e fundit, mediat shtetërore të Iranit e kanë pohuar faktin që një pjesëmarrje e ulët në farsën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale do ta vërë në dyshim legjitimitetin e regjimit.

 

Sipas shtetërores Setar-e Sobh më 11 maj, “vetëm 16 përqind e votuesve morën pjesë në zgjedhjet parlamentare [të 2020-ës] në Teheran. Në provinca të tjera, kjo shifër ka qenë edhe më e ulët.” Ndërkohë, shumë nga ata që kanë marrë pjesë, do të votonin nga frika e mos-marrjes së bonuseve. Thuhet se ata që refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhje nuk do ta marrin vaksinën kundër Covid-19.

Mohammad Sadr, anëtar i Këshillit të Ekspediencës të regjimit, e konsideron pjesëmarrjen e ulët si një kërcënim për regjimin. “Nëse pjesëmarrja është e ulët, kjo konsiderohet si masa kundër sigurisë. Opozita, brenda dhe jashtë vendit, ka shpallur se nuk duhet të marrim pjesë në zgjedhje për të minuar legjitimitetin e sistemit,” thotë Sadr, sipas të përditshmes shtetërore Etemad më 20 maj.

E përditshmja shtetërore Resalat më 20 maj nënvizonte gjithashtu se “Situata aktuale ka në shënjestër sigurinë e sistemit dhe nxit thirrje për ndryshim regjimi.”

Frika e regjimit nga një bojkot i gjerë i zgjedhjeve presidenciale është rezultat i fushatës së Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe Njësive të saj të Rezistencës që bëjnë thirrje për bojkotim të farsës së zgjedhjeve.

 

 

Për dy muaj, ata kanë organizuar veprimtari të gjera në mbarë Iranin dhe kanë përhapur fjalën në të gjithë sektorët e shoqërisë, kështu që sot shumë iranianë e deklarojnë hapur se nuk do të votojnë, dhe se vota e tyre është për ndryshim regjimi. Kohët e fundit ka qarkulluar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet një nënë që ka humbur djalin e saj 19-vjeçar, e cila i pyet njerëzit se çfarë ndryshimi kanë sjellë votimet në këto 42 vjet të fundit?

 

Pikërisht këtë ndien shoqëria iraniane, dhe siç kanë shpallur njësitë e rezistencës të MEK gjatë këtyre dy muajve plot me veprimtari, populli iranian do ta bojkotojë farsën e zgjedhjeve të regjimit. Vota e tij është për ndryshim regjimi dhe për themelimin e një Irani demokratik.