Tuesday, January 31, 2023

Thirren sërish dhe merren në pyetje tre të burgosura politike në burgun Qarchak

Three political prisoners in Qarchak Prison re-summoned and questioned

Tre të burgosura politike në burgun Qarchak janë marrë në pyetje përsëri lidhur me deklaratën e tyre kundër farsës së zgjedhjeve të regjimit, sipas raporteve të fundit nga burgu.

Këto tre të burgosura politike janë të lidhura me opozitën iraniane, Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

ForoughTaghipour, ParastooMo’ini, dhe Marzieh Farsi janë thirrur në Degën e 7-të të Prokurorisë së Shahr-e Rey të mërkurën, më 1 shtator 2021.

Interrogatori i kësaj dege, Majid Salehi, i kishte marrë në pyetje ato lidhur me deklaratën në qershor. Ato kishin bërë thirrje për bojkotim të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit në atë deklaratë. Një interrogator tjetër në atë zyrë kishte marrë në pyetje Marzieh Farsi-n veçmas nga të tjerat. Këto marrje në pyetje kishin zgjatur disa orë.

Këto të burgosura ishin marrë në pyetje edhe një herë për të njëjtën çështje më 26 korrik 2021. ParastooMo’ini, 20 vjeç, ishte kërcënuar nga agjenti që e kishte marrë në pyetje: “Kjo situatë mund të përfundojë prapë si në 1988-ën!”

Me këtë ai i referohet masakrës ndaj 30,000 të burgosurve politikë në verën e 1988-ës.