Wednesday, February 1, 2023

Rekordi i Vdekjeve nga Koronavirusi në Iran Është Produkt i Veprimeve të Regjimit

3 shtator 2021

 

Over 400,000 coronavirus deaths in Iran

Mbi 400,000 vdekje nga koronavirusi në Iran

 

Sipas raporteve më të fundit nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), bilanci i vdekjeve nga valët e përhapjes së koronavirusit në Iran tashmë e ka tejkaluar shifrën 400,000. MEK drejton një rrjet të gjerë inteligjence brenda Iranit dhe i ka ndjekur efektet e Covid-19 si dhe përgjigjen e regjimit ndaj kësaj krize që në fillim të pandemisë.

Siç e ka zbuluar MEK, regjimi i ka keqraportuar vazhdimisht si shifrat e infektimeve, ashtu edhe ato të vdekjeve, specifikisht si një mjet për të fshehur impaktin e kontributeve të veta ndaj këtyre shifrave – si ato të qëllimshme, ashtu edhe ato të paqëllimshme.

Pa dyshim, zyrtarët e regjimit e vunë popullsinë në një rrezik edhe më të madh menjëherë pas mbërritjes së koronavirusit të ri në Iran nga Kina. Në fakt, Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei e ka lehtësuar qëllimisht përhapjen e Covid-19 në mënyrë që të reduktoheshin grumbullimet e mëdha të njerëzve, pas dy kryengritjeve mbarëkombëtare.

Truth about coronavirus vaccination in Iran

Khamenei e ka përshkruar koronavirusin si “bekim” duke folur përpara zyrtarëve të regjimit. Ishte përqafimi i hershëm nga regjimi i këtij “bekimi” që i lejoi zyrtarët e regjimit të realizonin eventet e planifikuara publike në shkurt 2020 me rastin e përvjetorit të themelimit të regjimit dhe të mbajtjes së zisë për vdekjen e operativit të lartë terrorist të Teheranit, Qassem Soleimani.

Në kohën e këtyre eventeve, askush në qeverinë e Iranit nuk e kishte pranuar rrezikun e infektimit me koronavirus në asnjë prej qyteteve iraniane. Megjithatë, disa dokumente të zbardhura më vonë nga MEK treguan se Organizata e Emergjencave Kombëtare e Iranit kishte regjistruar raste të përhapjes së sëmundjes në komunitet që disa javë më përpara. Regjimi ishte i shqetësuar se do të humbiste një burim të çmuar propagande në formën e pjesëmarrjes së gjerë në evente publike të menaxhuara nga qeveria.