Të paktën shtatë gra janë varur në Iran në më pak se një muaj
Autoritetet e regjimit iranian ekzekutuan një tjetër grua në burgun Dastgerd të Isfahanit mëngjesin e të dielës, më 19 dhjetor 2021.
Viktima ishte Fatemeh Aslani. Ajo kishte vuajtur dënimin në burg për nëntë vjet, supozimisht për vrasjen e të shoqit.
Zonja Aslani kshte deklaruar para gjykatës se ishte e pafajshme.
Gruaja e 129-të e ekzekutuar që në 2013-ën
Mediat shtetërore në Iran ende nuk e kanë shpallur këtë ekzekutim në kohën e publikimit të këtij raporti. Kjo është gruaja e 129-të e ekzekutuar nga regjimi klerikal që nga vera e vitit 2013.
Regjimi iranian ka ekzekutuar të paktën 7 gra në më pak se një muaj. Tridhjetë burra janë ekzekutuar gjithashtu brenda këtij harku kohor.
Autoritetet e burgjeve iraniane ekzekutuan një grua tjetër në burgun e Amolit, në Iranin verior, më 14 dhjetor 2021. Massoumeh Zare’i, 40 vjeç, kishte një vajzë 21-vjeçare. Ajo kishte vrarë bashkëshortin e saj në vetëmbrojtje kundër dhunës në familje.
Ekzekutuesi numër një i grave në botë
Irani mban rekordin e ekzekutimeve në botë, me numrin më të madh të qytetarëve të ekzekutuar per capita. Ai është gjithashtu shteti numër një në botë për ekzekutimin e grave. Në Iran çdo vit ekzekutohen mesatarisht 15 gra. Ekzekutimet janë jashtëzakonisht të padrejta.
Numri i vërrtetë i ekzekutimeve, veçanërisht numri i grave të ekzekutuara, është shumë më i lartë. Regjimi klerikal i kryen shumicën e ekzekutimeve në fshehtësi dhe jashtë syve të publikut. Asnjë dëshmitar nuk është i pranishëm në momentin e ekzekutimit, përveç atyre që e kryejnë atë.
Regjimi iranian e përdor pa u kursyer dënimin me vdekje si formë ndëshkimi. Në mënyrë diskriminuese, ky dënim zbatohet ndaj pakicave fetare dhe etnike, disidentëve politikë dhe grave.
Shumë e grave të ekzekutuara nga regjimi i mullahëve janë vetë viktima të dhunës në familje dhe kanë vepruar në vetëmbrojtje.
Sipas Amnesty International, më shumë se dy të tretat e vendeve të botës e kanë hequr ose pezulluar dënimin me vdekje. Megjithatë, në Iran, makina e vrasjes po e rrit shpejtësinë nën drejtimin e Ebrahim Raisi-t, lakeut famëkeq të masakrës së 1988-ës, dhe Gholam Hossein Mohseni Eje’i, një tjetër gjykatësi famëkeq të përfshirë në këtë gjenocid.