Sunday, February 5, 2023

Iran: Vdekjet nga Koronavirusi Shkojnë në Mbi 490,800

Anëtar i Komitetit Shkencor të Task Forcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT): Çdo i infektuar me COVID-19 konsiderohet të ketë variantin Omicron. (E përditshmja Hamshahri, 21 dhjetor 2021)

  • Anëtar i Komitetit Shkencor të NCCT: Tani është koha për parandalim; Pasi harta e statusit të vendit për koronavirusin të ketë marrë ngjyrë të kuqe, asgjë nuk mund të bëhet. (Agjencia e lajmeve ISNA, 21 dhjetor 2021)
  • Universiteti Mjekësor i Isfahanit: Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, përveç Kashanit dhe Aran-va-Bidgolit, 17,217 pacientë me COVID-19 kanë vdekur në Provincën Isfahan. (Agjencia e lajmeve Mehr, 21 dhjetor 2021)
  • Universiteti Mjekësor i Shirazit: Shfaqja e variantit të ri të Koronavirusit, Omicron, ka shënuar fillimin e valës së re. (Agjencia e Lajmeve të Radios dhe Televizionit Shtetëror, 21 dhjetor 2021)
  • Në Fars, në 24 orët e fundit, numri i të shtruarve me COVID-19 është rritur me një numër treshifror, duke shkuar në 124.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) njoftoi të martën, më 21 dhjetor 2021, se numri i vdekjeve nga COVID-19 në 547 qytete ka shkuar mbi 490,800.

Sipas njoftimit të sotëm të Universitetit Mjekësor të Isfahanit, “Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, 17,217 pacientë me COVID-19 kanë vdekur në qendrat mjekësore nën kujdesin e Universitetit të Shkencave Mjekësore të Isfahanit, përveçse në Kashan dhe Aran-va-Bidgol”. Nëse e marrim të mirëqenë këtë raport për të gjithë vendin, numri i viktimave është rreth 315,000, dy herë e gjysmë më shumë se shifra zyrtare e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë e regjimit. Kjo ndodh ndërkohë që shumë nga viktimat e COVID-19 nuk janë regjistruar në spitalet nën kujdesin e Universitetit Mjekësor të Provincës, dhe kushtet shëndetësore në shumë provinca janë shumë më të këqija se në Isfahan.