Tubimi i mësuesve në Qom më 12 dhjetor 2021.
Mësuesit iranianë vazhduan protestat e tyre për të dytën ditë të dielën, 12 dhjetor 2021, në më shumë se 70 qytete.Protestat e tyre janë për kushtet e mjerueshme të jetesës dhe pagat e ulëta të mësuesve iranianë. Ata kërkuan lirimin e mësuesve dhe pedagogëve të burgosur.
Ata rinovuan thirrjen e tyre për vazhdimin e protestave të hënën e 13 dhjetorit.Mësuesit mbajtën mitingje proteste në Qom dhe Fasa (Provinca Fars).
Prezenca e grave ishte e dukshme në mitingun në Qom, ku mësueset kënduan himnin e O’Iran.Mësuesit mbanin pankarta, ku shkruhej: “Arsimi falas është e drejta e të gjithë nxënësve”, “Burgu nuk është vend për mësuesit”, “Lironi mësuesit e burgosur”, “Grevat, mitingjet dhe sindikatat janë të drejtat tona të patjetërsueshme”, Renditja është e drejta jonë e patjetërsueshme”, “mësuesit janë vigjilentë dhe e përçmojnë diskriminimin” dhe “Mësuesit kundërshtojnë diskriminimin, padrejtësinë dhe varfërinë”.
Mësuesit iranianë mbajtën protesta në më shumë se 100 qytete të shtunën, 11 dhjetor 2021.Kërkesa e mësuesve iranianë:Miratimi dhe zbatimi i plotë i projektligjit për renditjen e mësuesve.Balancimi i pagave të të gjitha vendeve të punës bazuar në një sistem të drejtë, veçanërisht të pensioneve të pensionistëve