Friday, March 29, 2024

Washington Times Raporton mbi Rolin e MEK në Protestat e Iranit

Shkruar nga Shamsi Saadati 

Washington Times të enjten publikoi disa artikuj rreth rolit të grupit të Rezistencës Iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), në protestat e vazhdueshme anti-regjim në Iran.

Në këtë kryengritje të popullit iranian, e cila nisi në dhjetor 2017 dhe u përhap shpejt në 142 qytete të 31 provincave, iranianët ka thirrur me slogane si “Vdekje Khamenei-t,” “Vdekje paritmit të velayat-e faqih,” “Reformues, konsekuentë, loja tani ka mbaruar,” dhe “Armiku ynë është këtu; gënjejnë kur thonë se është Amerika!” Regjimi ka arrestuar mbi 8,000 njerëz, ka vrarë 36, dhe 11 kanë vdekur nën torturë.

Kjo gjë nuk i ka ndalur aspak protestat. Kështu që gjatë vitit të fundit, Irani ka qenë një vatër aktivizmi politik të organizuar nga MEK, gjë që ka përfshirë:

  • katër raunde grevash madhore mbarëkombëtare nga shoferët e kamionëve në 323 qytete
  • tre raunde grevash mbarëkombëtare nga akademikët në 104 qytete
  • greva nga tregtarët e pazareve në 12 provinca
  • një grevë 38-ditore nga punëtorët e çelikut
  • një grevë 28-ditore nga punëtorët e fabrikës së sheqerit Haft Tappeh
  • një grevë nga punëtorët e hekurudhave në 35 qytete
  • një grevë nga punonjësit e bashkive në 60 qytete

Washington Times shkruan: “Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës të MEK janë një faktor vendimtar në protestat dhe kryengritjet kundër regjimit, duke e detyruar kështu regjimin [dhe mediat e tij] që ta pranojë rolin e tyre.”

Artikulli citon Drejtorin e Përgjithshëm të Inteligjencës në Provincën e Azerbaixhanit Lindor, duke thënë se në 2018-ën, veprimtaria e MEK ka qenë më e madhe sesa në vitet e mëparshme, si dhe citon Ministrin e Inteligjencës Mahmoud Alavi duke thënë se “gjatë vitit të fundit janë eliminuar 116 ekipe të lidhura me PMOI-në”.

Washington Times shkruan: “Regjimi ka kaluar në ekstrem në tentativën e tij për t’i heshtur këto përpjekje, dhe lajmi i dënimeve të aktivistëve të MEK është shfaqur shpesh në mediat e lajmeve… Pavarësisht përgjigjeve brutale të regjimit, Njësitë e Rezistencës  të MEK-ut dhe Këshillet Popullore do t’i vazhdojnë veprimtaritë e tyre të përditshme protestuese. Ato kanë mijëra anëtarë të përkushtuar në mbi 150 qytete, dhe nuk do t’i ndalin organizimet dhe fushatat për ndryshim regjimi në Iran.”

Washington Times ka publikuar një Raport të Veçantë prej 36 faqesh mbi Konferencën pesë-ditore Free Iran që u zhvillua në bazën e MEK-ut, e cila njihet si Ashraf 3, në Shqipëri më herët këtë muaj dhe ku morën pjesë mijëra iranianë, si dhe rreth 350 personalitete nga 47 vende të botës.

Konferenca kishte për qëllim t’i tregonte botës se ekziston një alternativë ndaj regjimit dhe ajo është MEK, grupi i cili e ndërtoi qytetin Ashraf 3 në më pak se një vit dhe i cili do të bëjë punën e rëndë të rindërtimit të vendit të tij brenda vetëm gjashtë muajsh pas rrëzimit të mullahëve, sipas raportit.

Washington Times ia kushton një pjesë të madhe të raportit përshkrimit të qytetit, të cilin e quan një “oaz të bërë nga vetë njeriu” plot me flamurë iranianë që “refuzojnë të rrinë pa lëvizur” dhe një riprodhim të hyrjes së Asemblesë Kombëtare të Iranit me shprehjen “Fitorja Është e Jona”, por lëvdatat më të mëdha ia kushton monumentit të  120,000 martirëve, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për të sjellë demokracinë në Iran, dhe ekspozitës që dokumenton betejën 120-vjeçare të popullit iranian për liri.

Washington Times shkruan: “Përveç dizajnit, peisazhit dhe arkitekturës mbresëlënëse, Ashraf 3 i ka dhënë kuptim një toke që më parë ishte pa jetë. Lindja e tij, si kryeqyteti i shpresës, simbolizon fillimin e ri të një Irani të ri, të lirë e të qytetëruar që mund të rindërtohet e të rigjallërohet nga duart e afta të vetë popullit iranian.”