Thursday, March 28, 2024

Video-raport: 42 Vite Mizogjini

 

42 Years of Misogyny

Themeluesi i Republikës Islamike, Khomeini, erdhi në pushtet në vitin 1979 me premtime për të drejta të barabarta e liri për gratë.

Por në mars 1979, ai i hodhi poshtë ligjet që mbështetnin gratë dhe i dëboi nga zyrat gratë që nuk mbanin shaminë e kokës.

Grave iu ndalua të shkonin në stadiume.

Sportisteve femra iu ndaluan shumë fusha të sportit dhe vajzave nuk iu lejua të studionin të gjitha degët e universiteteve.

Khomeini ratifikoi gjithashtu shumë ligje brutale si “kokë për kokë” dhe dënimi me vdekje me anë të gjuajtjes me gurë.

Në verën e vitit 1980, regjimi shpalli se hijab (shamia e kokës) ishte e detyrueshme.

Presidenti aktual i Republikës Islamike, Hasan Rouhani, mori në ngarkim nga Khomeini mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për shaminë e detyrueshme.

Në vitet ’80 nisi një shtypje e pamëshirshme kundër të drejtave civile dhe ekzekutimi i të burgosurve politikë.

Gratë e reja që kishin luajtur një rol kundër diktaturës së Shahut u ngritën edhe një herë kundër regjimit klerikal.

Regjimi ekzekutoi dhe pushkatoi dhjetëra mijëra gra.

Shtypja e grave vazhdon ende në Iran.

Rouhani, i cili pretendon se është një president i moderuar, ka ekzekutuar 114 gra gjatë sundimit të tij 8-vjeçar.

Irani renditet i pari për sa i përket vetëvrasjes së grave në Lindjen e Mesme.

Por gratë kanë qenë gjithashtu pjesëmarrëse në frontet e protestave në mbarë vendin.

Gjatë protestave mbarëkombëtare në 2018-ën dhe 2019-ën, në shumë qytete tubimet janë udhëhequr nga gratë.

Ato vazhdojnë të luajnë një rol thelbësor në luftën për liri në Iran.