Sunday, January 29, 2023

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në  518 Qytete Shkon Mbi 229,000

  • Saeed Namaki, Ministri i Shëndetësisë i regjimit: Mos udhëtoni. Edhe nëse ju dërgojnë një paketë udhëtimi falas, duhet ta dini që në fakt po ju dërgojnë një ftesë për t’u infektuar me COVID-19 dhe për të vdekur. (e përditshmja Hamdeli, 9 mars 2021)
  • Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë: Virusi britanik është pikasur në shumë provinca, shumë njerëz që janë infektuar me këtë lloj virusi nuk kanë histori udhëtimi, gjë që tregon se virusi është përhapur. (agjencia e lajmeve Mehr, 10 mars 2021)
  • Kryetari i Shoqatës së Infermierëve: Politikat e gabuara janë shkaku i vdekjes së infermierëve. Në asnjë vend tjetër nuk ka patur kaq shumë vdekje infermierësh nga koronavirusi. (e përditshmja Hamshahri, 10 mars 2021)
  • Qendra Shëndetësore në Mahshahr: Për herë të parë në këtë qytet, numri i shtrimeve në spital për COVID-19 ka shkuar mbi 100, dhe për shkak të mungesës së shtretërve bosh, ka dhjetë pacientë që po presin në radhë për shtrim. (agjencia e lajmeve ILNA, 10 mars 2021)
  • “Edhe pse shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë për vdekjet dhe infektimet nga COVID-19 janë të ulëta, në spitalet e Teheranit nuk ka as edhe një shtrat bosh.” (e përditshmja Jahan-e-Sanat, 10 mars 2021)

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli më 10 mars 2021 se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 518 qytete ka shkuar mbi 229,000.