Saturday, February 4, 2023

Prova të tjera që ambasadat e Iranit janë kërcënim për paqen dhe sigurinë

The Iranian regime's embassy in Tirana, AlbaniaAmbasada e regjimit iranian në Tiranë, Shqipëri

Një raport tronditës nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), i publikuar 18 shkurt, ofron prova të mëtejshme se aparati diplomatik i regjimit iranian është i përfshirë në mënyrë të paligjshme në propagandë, spiunazh, dhe terrorizëm kundër anëtarëve të Rezistencës Iraniane.

Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Hadi Sani-Khani, ish-anëtar i Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), ka përshkruar se si, pas largimit nga MEK në Shqipëri, është rekrutuar nga ambasada e regjimit iranian në Tiranë dhe është përdorur nga Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) e regjimit. Sani-Khani ia ka dërguar një kopje të letrës edhe Komitetit të Sigurisë dhe Anti-terrorizmit të NCRI.

“Për katër vite rashë në kurthin e ngritur nga Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) e regjimit iranain dhe ambasada iraniane në Shqipëri,” shkruan Sani-Khani në këtë letër.

Pas largimit nga radhët e MEK në 2016-ën, Sani-Khani u kontaktua menjëherë nga Ebrahim Khodabandeh, një agjent i njohur i MOIS, dhe u nxit të shkonte në ambasadën iraniane në Tiranë. Atje i thanë se, nëse donte të kthehej në Iran, do t’i duhej të bashkëpunonte me regjimin kundër MEK.

MOIS agent Ebrahim Khodabandeh

Agjenti i MOIS, Ebrahim Khodabandeh