Saturday, February 4, 2023

Pozicioni i Qeverisë Iraniane Dyzet Vjet pas ‘Eksportit të Revolucionit’

Qeveria e Iranit, një sistem me botëkuptim retrospektiv dhe devijant, që nga fillimi i saj nuk ka qenë një strukturë bashkëpunuese me botën aktuale. Krahas krimeve të tij brenda vendit, regjimi filloi të pushtonte vende të tjera në Lindjen e Mesme dhe kombe arabe të Afrikës së Veriut, me anë të ndërhyrjeve direkte ose indirekte me ndihmën e grupeve fondamentaliste proksi.

Lideri suprem i atëhershëm, themeluesi i regjimit, Ruhollah Khomeini, e pati justifikuar këtë veprim duke e quajtur “eksporti i revolucionit”. Pasuesi i tij Ali Khamenei e justifikoi këtë veprim me emrat, “prania rajonale”, “pamje ndërkufitare ndaj rajonit” dhe “thellësia strategjike e Republikës Islamike”.

“Sa i përket pranisë sonë në rajon, disa vazhdimisht pyesin pse Irani duhet të jetë i pranishëm në rajon, sistemi i Republikës Islamike është i detyruar të veprojë në mënyrë të tillë që miqtë dhe mbështetësit e tij në rajon të forcohen. Kjo është detyra jonë. Prania jonë nënkupton forcimin e miqve tanë dhe forcimin e mbështetësve tanë. Pra, kjo prani rajonale është e përcaktuar, duhet të ekzistojë dhe do të ekzistojë.” (Khamenei, 8 janar 2021)

“Myslimanët janë thellësia strategjike e sistemit islamik, dhe kombet myslimane në Azi, Afrikë dhe në rajonin tonë e mbështesin sistemin islamik.” (Khamenei, 25 maj 1999)

Për ekzistencën e këtij regjimi, ndërhyrja në shtete të tjera është ‘detyrimi më i rëndësishëm’. Prandaj, nëse ky regjim e ndalon ndërhyrjen në shtete të tjera, ai do ta humbasë kontrollin brenda vendit dhe do të rrëzohet. Kjo është lidhja e pandashme mes represionit dhe terrorizmit.

“Mos e humbisni këtë gjeografi të gjerë rezistence. Mos e humbisni këtë pamje ndërkufitare. Të mos jemi të kënaqur vetëm me rajonin tonë. Kjo pamje e gjerë ndërkufitare, kjo shtrirje e thellësisë strategjike, ndonjëherë është edhe më e rëndësishme se detyrat më të rëndësishme të vendit dhe duhet marrë seriozisht, por shumë nuk e kuptojnë këtë, shumë nuk e respektojnë këtë.

“Tani disa po i kushtojnë vëmendje, por po flasin në favor të armikut [për shembull ata thonë], “As Gaza, as Libani”.

“Por shumë nuk i kushtojnë vëmendje. Ky është realiteti. Mos lejoni që kjo pamje e kësaj zone të gjerë gjeografike, e cila është pjesë e detyrave dhe përgjegjësive të IRGC-së, të dobësohet brenda IRGC-së.” (Khamenei në një takim me komandantët e IRGC, 2 tetor 2019)

Kjo është arsyeja pse shumë prej zyrtarëve të regjimit po sulmojnë sloganin e popullit, “As Gaza, as Libani – Unë sakrifikoj jetën time për Iranin.” Sepse ky slogan i thjeshtë po sulmon një nga shtyllat e ekzistencës së regjimit. Dhe Khamenei po e barazon këtë slogan me “dobësimin e IRGC-së”.

Protestat e fundit të popullit e kanë dobësuar këtë mjet strategjik të regjimit, kështu që një nga të përditshmet shtetërore, në një artikull me titull “Çfarë thellësie ndikimi strategjik?” e sulmoi atë duke numëruar disa nga humbjet e këtij aksioni, duke shkruar:

“Pazhvillimi, gjendja e sistemit ekonomik, struktura jopopullore e qeverisë, pakënaqësia e masave me pushtetarët dhe sundimi i një sistemi të dhunshëm e represiv”, janë rezultat i një politike të tillë.

Dhe regjimi më në fund po detyrohet ta pranojë se kjo politikë ka dështuar dhe po e dëmton regjimin.

“Një studim i saktë dhe i qartë i realiteteve të botës dhe rajonit tonë do të na çojë në rezultate të tjera dhe kjo shpresë [dominimi mbi vendet myslimane dhe krijimi i një perandorie] do të zhduket.

“Prania jonë në disa vende nuk ka themele të forta dhe është krejtësisht e paqëndrueshme. Shumë rryma dhe klerikë shiitë na kundërshtojnë. Le të themi që shtrirja e ndikimit të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve arabe të rajonit në Irak nuk është më e vogël se ajo e Iranit, dhe ne jemi dëshmitarë të ndikimit të tyre në situatën politike të këtij vendi.

“Kemi shpenzuar shumë para në Siri, por pozicioni ynë në të ardhmen e këtij vendi është ende i paqartë dhe thuhet se edhe Turqia, e cila është kundër Assadi-t, tani po i shfrytëzon interesat e këtij vendi më shumë ekonomikisht dhe politikisht sesa Irani.

“Në Jemen, për sa kohë që të ketë luftë dhe ne t’i mbështesim Houthi-t, ata do të jenë me ne. Nuk duhet të jemi shumë të kënaqur me situatën në Afganistan, sepse zhdukja e kërcënimit dhe zëvendësimi i tij me një kërcënim tjetër nuk ka lënë vend për lumturi.”