Tuesday, January 31, 2023

Parlamentarët Britanikë Bëjnë Thirrje për Presion Maksimal mbi Regjimin Iranian për Terrorizmin e Tij

UK Parliament Foreign Affairs Committee Publishes BCFIF Report Exposing Iran Regime’s Atrocities and Supporting Iranian Resistance

Parlamenti Britanik

  1. Bob Blackman, Anëtar i Parlamentit nga Mbretëria e Bashkuar, ka lëshuar një deklaratë më 19 shkurt, në emër të Komitetit Ndërkombëtar të Parlamentarëve për një Iran Demokratik, deklaratë ku dënon mosveprimin e Bashkimit Europian përballë terrorizmit shtetëror të regjimit iranian, sidomos pas faktit që një gjykatë belge më 4 shkurt dënoi diplomatin terrorist të Iranit, Assadollah Assadi, me 20 vite burg për tentativën e tij për të shpërthyer një bombë në tubimin e opozitës në 2018-ën, në Francë.
    “Komiteti Ndërkombëtar i Parlamentarëve për një Iran Demokratik dënon fuqishëm mosveprimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së në vijim të dënimit të një diplomati iranian dhe bashkëpunëtorëve të tij në Belgjikë, për akuzën e terrorizmit dhe për planifikimin e shpërthimit të një bombe në tubimin Irani i Lirë, të organizuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) në Paris, në qershor 2018,” lexon deklarata.
    “Komiteti Ndërkombëtar i Parlamentarëve për një Iran Demokratik u bën thirrje Ministrave të Jashtëm të BE-së që të bien dakord në takimin e tyre në Bruksel më 22 shkurt 2021 për t’i pezulluar lidhjet diplomatike me Iranin dhe vizitat zyrtare ministeriale dypalëshe drejt Iranit apo nga Irani, deri sa regjimi t’i japë fund terrorizmit të tij shtetëror,” shton deklarata.