Sunday, February 5, 2023

“Ministri i Propagandës” i Iranit, Javad Zarif, dhe Terrorizmi në Europë 

 

Zarif së bashku me kryemjeshtrin e eliminuar iranian të terrorizmit, Qassem Soleimani

Më 22 janar 2021, një gjykatë belge pritet që të japë një verdikt lidhur me çështjen kundër një diplomati iranian dhe tre bashkëpunëtorëve të tij në një komplot të dështuar me bombë në 2018-ën. Ky incident është shembulli i parë i ndjekjes penale të një diplomati të tillë mbi bazën e lidhjeve të  dyshuara me terrorizmin iranian.

Nuk ka dyshim që ai do të dënohet, duke qenë se prokurorët kanë dhënë detaje të qarta për mënyrën se si i pandehuri kryesor, Assadollah Assadi, e ka përdorur pasaportën e tij diplomatike për t’iu shmangur ekzaminimeve të sigurisë dhe për të transferuar ilegalisht eksplozivë në Europë. Më pas ai ia dorëzoi bombën një çifti iraniano-belg me udhëzimet për ta transportuar atë në tubimin “Irani i Lirë” që po zhvillohej më 30 qershor 2018, jashtë Parisit.