Tuesday, March 19, 2024

Roli i Iranit në Sulmin ndaj Ambasadës Amerikane në Irak

 

Ambasada Amerikane në Irak

Komanda Qendrore Amerikane tha të mërkurën se sulmi me raketë ndaj Zonës Ndërkombëtare të Bagdadit pranë ambasadës amerikane në Irak më 20 dhjetor ka qenë “pothuajse me siguri i kryer nga një grup militant i mbështetur nga Irani.”

Wall Street Journal raportoi më 23 dhjetor se një inspektim pas veprimit i bërë nga Komanda Qendrore e SHBA ka treguar se në sulm kanë qenë të përfshira 21 raketa, dhe jo tetë raketat që thanë fillimisht irakenët. Sipas zëdhënësit të CENTCOM, ky sulm me 21 raketa është sulmi më i madh me raketë që në 2010-ën ndaj qendrës së Bagdadit, që njihet ndryshe si Zona e Gjelbër.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar në Twitter foto të tre raketave që dështuan në nisje në këtë sulm kundër Ambasadës Amerikane. Ai shkruan: “Gjejeni se nga ishin ato: nga Irani.”

Mediat amerikane kishin raportuar se ushtria amerikane, gjatë javëve të fundit, kishte gjurmuar informata lidhur me kërcënime në rritje nga militantët e mbështetur nga Irani brenda Irakut.